ALBIN KURTIN E KEMI NXJERRË ME DHUNË PREJ BURGUT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Çedomit Jovanoviq, njëri prej politikanëve më të guximshëm e me realist serb, te cilin shpeshherë e krahasojnë me Dimitrije Tucoviqin e famshëm, në një prononcim për Televizionin “Kurir“, jep një dëshmi të padëgjuar për Albin Kurtin:

“Të gjithë ata që janë ngritur kundër Koshtunicës pse e ka marrë vendimin për ta liruar Kurtin nga burgu, nuk kanë haber se edhe Kurti vetë ishte kundër atij vendimi. Në daçi besoni, në daçi mos besoni, asokohe (Jovanoviq atëherë ishte njëri prej personave kyç në Qeverinë e Serbisë) më ka thirrë drejtori i burgut dhe më tha: spo di çka të bëj, sepse Kurti nuk po pranon të dalë nga burgu, kështu që shkova të flasë me të dhe Kurti më tha: “Nuk e pranoj Jugosllavinë, nuk i pranoj kryetarin e saj e as vendimet e tij. A më keni dënuar 15 vjet? Do të rri këtu 15 vjet! Ndërsa unë i thash: O Albin, o njeri, nuk ka kuptim, sepse të gjithë të tjerët kanë shkuar… E kanë nxjerrë me zor prej burgut.“

90% e atyre njerëzve që ishin në burg ishin kot aty. Dosjet e tyre ishin bosh.

Albini nuk është fanatik, por nuk është as politikan praktik. Është njeri me bindje të forta. Ai është një politikan i ndershëm dhe parimor. Mendoj se është gabim përpjekja për ta rrëxuar… Mendoj se duhet shfrytëzuar parimësinë dhe ndërshmërinë e tij politike por edhe energjinë për të arritur një marrëveshje të përbashkët…

Serbia sot është më radikale se sa gjatë viteve 90-të.

Serbia jo vetëm që nuk duhet ta pengojë Kosovën në ndërtimin e shtetësisë së saj, por edhe duhet ta ndihmojë që të jetë një shtet i mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=qGPVuTjgX_U

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*