Baton Haxhiu: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës

Ish-drejtori i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu në një debat televiziv ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe amnistinë, për shkak se 20 vjet pas luftës nuk kanë çka të dënohen më njerëzit.

“I kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, se pas 20 vjetëve s’kanë çka dënohen njerëzit dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”, kishte thënë Baton Haxhiu para dy ditëve në një emision në televizionin T7.

1 Comment

  1. Ti Baton Haxhiu mundesh me i falë dikujt edhe nëse ta ja dhunu: Nanën, Motrën apo Vajzën dhe në fund edhe ti kanë Vrarë por, të thuash sd duhet falur Serrbisë ato krime që i ka bërë të tjerëve, unë mendoj se ti je Masha e Serrbisë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*