Bisedë me Arushen

Shkruan:
Xhafer Shatri

Jame me “pushime“ n’Kosove. Krahas të tjerëve e takova edhe Arushen ne nje perru…

 

Une: A je a si je ?

Arusha: Kurqysh nuk jom.

Une: Çka te miren ke?

Arusha: Jam ra ngjak me shiptarte.

Une: Pse ashtu?

Arusha: Po m’i kane mbyte zojte dhe tash thuajse nuk ka ndodhe kurgjo. Biles m’kane denu edhe me pushkatim!

Une: Kur ashtu?

Arusha: Vitin e kaluem.

Une: Mos t’i kane mbyte serbet për me na e lane neve, se na jemi popull antik e paqesor dhe nuk bojme krime kunder askujt.

Arusha: Çfare populli jeni ju shqiptare asht ma mire mos me fol.

Une: Mos e prish zemren, se jemi edhe me ramazan!

Arusha: Eeee ramazani i juv…

Une: Koke bo xeher !

Arusha: Qysh mos me u bo xeher me juve? Ni bubrrec mju picku ju britni n’kup t’qiellit, ndersa mua m’i keni mbyte tre femije dhe tash me keni denu edhe me vdekje. A jeni n’veti ju?

Une: A ke ngrit padi penale kunder vrasesve?

Arusha: Te kush, te Syle Hoxha a?

Une: Po n’prokurori, se ne jemi shtet ligjor…

Arusha: Ooooo jau hongsha shtetin une juve!

Une: Mos u korit…

Arusha: Nuk po koritna hiq. Si nuk ju ra n’mend asnjerit me i permend zojtë e mi, me tregu se çka ka ndodhe me ta, pse m’i kane mbyte femijet… Pse nuk i kane çu n’burg ata qe mlane me duar ngji…?

Une: Do t’i çojne n’burg, por jane tuj marre hetime…

Arusha: Ata qe po i bojne hetimet, bash qata ma kane zane priten s’disa here mem vra…

Une: Jo more ishalla…

Arusha: Ti s’koke n’veti, o jahu… Ti s’paske haber ka sa po shkon pasuli ketu!

Une: Jetoj jashte ndoshta per qeta.

Arusha: Atehere, ma mire mos fol hiq pra…

Une: A t’ka kontaktu kush nga paria e vendit, me e ba diqysh ndojfare pajtimi …?

Arusha: Po, presidenti ma ka çu këshilltarin e tij, Smajl Sylën me ma ly kryet me akull me nje dekorate. E ndoqa halamruk, iku teposhte neper do therra… Edhe Veseli ma ka çu atë Blerim Latifin mem bind se jo pushteti por opozita te kane denu me vdekje. Mshkoj ne nerva, ia preva shkurt : edhe nihere mem ardhe ketu krejt musteqet njo ka njo t’i nduku. E honger dreqi e shkoj tuj mthante: “ti spo ditke çka asht parlamentarizmi…“

Une: Tek asht shku puna shume larg…

Arusha: Hajt shko udh’s tande edhe ti e mos gabo mem dale mo perpara…

Une: Kurre ma… A ke ndoj porosi per kryetarin Haskuka?

Arusha: Jo, veq thuj mem lajmeru nese çohen n’demostrata ndojhere…

Une: T’kryeme e ki…

 

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*