Blerim Latifi dhe kapitalizmi i egër i instaluar në Kosovë

Shkruan:
Fadil Sahiti

M’u duk interesant shkrimi i prof. Blerim Latifit që e lexova sot në mëngjes nga një portal i njohur në Kosovë. Interesant jo për konstatimin e tij që në Kosovë qenka instaluar një kapitalizëm i kohës së Karl Marksit, sa për guximin e tij intelektual që më në fund t’i bëjë kritikë qeverisjes katastrofale, që nuk ka filluar dje, por nga viti 2008, atëherë kur ne si popull kemi marr fatin në duartë tona.

Dmth, prof. Blerim Latifiit i janë dashur 11 vite për ta kuptuar që në Kosovë është instaluar një kapitalizëm i egër, i ndihmuar nga një qeverisje e udhëhequr nga njërëz jo-kompetentë. Është fakt që kjo qverisje ka qenë gjithnjë e këshilluar nga njerëz me grada shkencore si Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, e nga Blerim Latifi.

Tani t’i kthehem pak konstatimit të profesorit se në Kosovë është instaluar nje kapitalizëm i egër, i ngjashëm me atë të shekullit XIX. Pajtohem profesor Blerimi, ke të drejtë. Por, pyetja ime është, kush është shkaktar për këtë? Po të kishim pasur një shtet në shërbim të popullit, e jo në shërbim të tarafeve të të gjitha llojeve, ky shtet i egër kapitalist s’do instalohej.

Përsonalisht nuk i vë faj asnjë kompanie private në Kosovë për këtë gjendje. Kjo sepse shteti, me mekanizmat e veta, është dashur dhe duhet të rregulloj sjelljet e entiteteve biznesore në Kosovë. Me ketë kulturë që është instaluar në të bërit biznes në Kosovë, firmat kanë qenë të detyruara të bëjnë këtë që bëjnë. Është e pandershme të kërkohet veprim moral dhe etik nga firmat kur ligji nuk funksionon, kur për të mbijetuar duhet të bësh shërbimin pushtetit. Kosova ka një ligj që mbron punëtorët dhe që mund t’krahasohet me standardet e BEs-së. Për aryen se përse nuk implementohet, ju duhet t’i pyesni ata që i këshilloni.

Blerim, hajde ta zëmë se firmat e paskan fajin për instalimin e kapitalizmit të egër në Kosovë, dhe sidomos për ikjen e të rinjëve. Por për gjendjen në Arsim, në Shëndetësi, në Gjykata, në Sport, kush e ka fajin, firmat private?

Legjitimitet moral të keqës në Kosovë prof. Blerimi i keni dhënë ju, bashkë më prof. Bajramin, Kuqin, Hoxhajn. Ju kurr nuk e keni bërë kritikën me kohë, atëherë kur e keqja kishte filluar të zë rrrënjë ne Kosovë. Tash mund të jetë vonë.

Për fund, e pashë në një faqe që kishe permend një thënie të Sokratit të madh, se e keqja bëhet për shkak të injorancës. Apo, njerëzit bëjn keq sepse u mungon dija. Për juve personalisht, bashkë me ata që i përmenda më sipër, a mund të thuhet që keni qenë injorant dhe keni vepruar ashtu sic keni vepruar për shkak të mungesës së dijes? Nuk e besoj!!!!! Të gjithë keni grada PhD.

Burimi: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157426013007748&id=828092747 

Shkrimi B.Latifit: https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/151981015946879

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code