

Shkruan: Xhafer Shatri
Predrag Koraksiq – Corax, është njëri prej karikaturistëve politikë më të njohur të kohës tonë. Me kombësi serbe e me mendësi qytytar i botës dhe evropian fanatik.
Përmes karikaturave të tij, që janë publikuar edhe në mediet më te njohura të botës, Corax ka demaskuar shovenizmin serb, ka denoncuar krimet dhe regjimet totalitare e luftënxitëse të Serbisë. Si pakkush tjetër. Prandaj emri i tij është një institucion më vete. Vitin e kaluar ai është kërcënuar seriozisht nga eskadronet e Vuçiqit, si dikur nga ato të Millosheviqit, por asnjëhere nuk është ndalur.
Shiheni se si kamxhikos me brushën e tij të fuqishme Millorad Dodikun e Bosnjes e Hercegovinës (BeH). Të cilit Vuçiq i jep qershi me lugë!
Dodiku është kryetar i Kryesisë së BeH, por ditë e natë punon për shkatërrimin e këtij shteti të brisht. Dhe për këtë flet hapur. Vitin e kaluar tha se unë me krejt qenien jam në Serbi, ndërkaq në Sarajevë jam me pune.
Dodik sillet kështu, sepse ka mbështjen e plotë të Serbisë.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment