Dosja kriminale e RTK-së

Shkruan:
Drin Zatriqi

Lexoni dokumentet tronditëse dhe shkrimet e Drin Zatriqit të publikuara në profilin e tij në facebook.

DOSJA RTK

Të përfshirë në konflikt interesi, disa punëtorëve të RTK-së u ka ecur mirë biznesi. Ata përveç se merrnin rroga të majme si punëtorë të RTK-së, kishin themeluar kompani e OJQ, përmes të cilave, në konflikt interesi, kanë realizuar projekte për RTK-në, si dhe kanë përfituar donacione nga buxheti i shtetit.
Preportr, ka gjetur se një numër i punëtorëve të tashëm të RTK-së, duke përfshirë edhe drejtorin e tashëm gjeneral, Mentor Shala, kanë themeluar OJQ të ndryshme të cilat ndajnë adresë të njëjtë. Po ashtu, hulumtimi ka nxjerrë se edhe kompani private, që janë përfituese të tenderëve nga RTK-ja, ndajnë po ashtu adresë të njëjtë me OJQ-të e lartë përmendura. Hulumtimi nxjerrë në pah një nga skemat e shfrytëzimit të mediumit publik për përfitime personale nga udhëheqës të RTK-së, e ish punëtor të RTK-së.
Kompanitë dhe OJQ-të me një adresë!
Adresa 25/A, si duket ka diçka shumë atraktive që i bënë disa kompani private, por edhe një numër të OJQ-ve, të ndajnë këtë hapësirë për vendosjen e zyrave të tyre. Preportr, ka gjetur se një pjesë e këtyre kompanive private kanë përfituar nga tenderët e RTK-së, përderisa njëra nga to, përfitimet i ka pasur duke kryer realizime teknike të disa serialeve që janë transmetuar në RTK.
Miqtë e vjetër Gazmend Elshani e Mentor Shala kanë themeluar kompani e OJQ dhe kanë ndarë hapësirën e njëjtë për to. Kompania e ish-kameramanit të RTK-së Elshani,” Pro Media”, dhe OJQ-ja e drejtorit gjeneral Mentor Shala dhe drejtorit të televizionit, Mufail Limani, “Integrimet Plus”, kanë të njëjtën adresë: “Sheshi Nëna Terezë 25/A”. Në po të njëjtën adresë është e regjistruar edhe një OJQ tjetër, “Drejt e n’Europë”, ku njëra nga themelueset është gruaja e Shalës, Ramize Murtezi Shala, prezantuese në RTK, si dhe dy gazetare tjera nga televizioni publik, Pranvera Munishi Morina dhe Arta Avdiu. Kjo adresë i është dukur atraktive edhe një OJQ-je tjetër, “Projekt 03”, e cila po ashtu është e themeluar nga gazetarët e RTK-së, Blerim Haxhiu, Ridvan Berisha.
Në adresën e njëjtë janë regjistruar edhe kompanitë “Aktiv” dhe “XD Production”, njëra në pronësi të Ekrem Elshanit, vëlla i Gazmend Elshanit, ish- punëtor i RTK-së dhe ish-kryetar i sindikatës, e tjera në pronësi të një familjari tjetër të Elshanit, Burim Mjekut.
Përmes OJQ-së së tij, Mentor Shala e Mufail Limani, kanë marrë fonde nga disa ministri të Qeverisë së Kosovës, për realizimin e kampanjave dhe emisioneve të cilat më pas i kanë shfaqur në RTK, derisa i pari mbante pozitën e redaktorit përgjegjës të lajmeve.

Po ashtu, edhe gruaja e Shalës, Ramize Murtezi Shala, ka qenë e angazhuar si prezantuese në një kampanjë të realizuar nga EULEX-i, e cila qe transmetuar në RTK gjatë viti 2012.
Përderisa Gazmend Elshani, me kompaninë e tij “Pro Media”, në mënyrë indirekte, ka përfituar para nga RTK-ja, duke kryer realizimin teknik të disa serialeve që transmetoheshin në televizionin publik, edhe kompanitë “Aktiv” dhe “XD Production”, kanë përfituar tenderë nga RTK-ja.
Ping-pongu i Gazmend Elshanit
Elshani ishte treguar “dinak”, me kompaninë “ProMedia”, të cilën herë e kishte regjistruar në emrin e vet e herë të të vëllait. Në fund, këtë kompani e ka regjistruar në emër të Fidan Nezirit, i cili kur ishte kontaktuar nga “Koha Ditore” para disa javësh, “nuk kishte haber” që kishte në pronësi një kompani të tillë. Pas disa orësh, Neziri kishte kontaktuar këtë gazetë, për t’i thënë se kompania ishte e tij.
Në historikun e kompanisë që Preportr, e ka marrë në ARBK, Gazmend Elshani, që ishte pronar i saj, fillimisht kompaninë e kishte regjistruar me emrin “Video Produksioni Jon”, në vitin 2005. Adresa e kësaj kompanie ishte në Veternik, Prishtinë.
Në shtator të vitit 2005, pronësia e kompanisë i ka kaluar vëllait te Gazmendit, Ekremit.
Në vitin 2008, Gazmend Elshani regjistrohet përsëri si pronar i kompanisë dhe e ndryshon emrin e kompanisë në “Pro Media”.
Në vitin 2010, pronar i kompanisë bëhet Fidan Neziri, i cili vazhdon edhe sot ta ketë në pronësi këtë kompani. Familja Elshani dhe Neziri vijnë nga Drenasi.
Kalimi i kompanisë në emër të dikujt tjetër, pikërisht në vitin 2010, duket ta ketë një qëllim. Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në këtë vit për herë të parë kishte hapur konkurs për produksione të jashtme. Burime brenda RTK-së i kanë thënë Preportr, se një pjesë të këtyre produkteve, realizimin teknik ua kishte bërë kompania e Elshanit, “Pro Media”. Preportr, për këtë arsye ka kërkuar të ketë qasje në kontratat që RTK, i ka lidhur me këto produksione, por as pas dy javësh pritje nuk e ka arritur një gjë të tillë.
Megjithatë, Preportr, ka parë se “Pro Media” ka bërë realizimin teknik të dy serialeve që janë shfaqur në RTK , “Kafeneja Jonë” , që është shfaqur shumë më herët dhe “Qyteti pa lum”. Serialin “Qyteti pa lum” e ka realizuar Produksioni “IDEA”, tender i cili RTK-së i ka kushtuar 260,000 euro .
RTK për herë të parë kishte hapur konkurs për produkte të jashtme në vitin 2010. Kryetar i Komisionit për produkte të jashtme ishte drejtori aktual Shala, i cili mbante pozitën e zëvendësdrejtorit të RTK-së. Për këto projekte, RTK ka dhënë më shumë se 2 milionë euro.
Në po këtë kohë, në RTK është shfaqur emisioni për fëmijë “Super Gogo”, si prodhim i jashtëm i realizuar nga kompania “Orion”, pjesë e të cilit ka qenë edhe Adrian Morina, burri i Pranvera Munishi -Morina, gazetare dhe prezantuese në RTK, dhe bashkë-themeluese me gruan e Shalës e OJQ-së, “Drejt e n’Europë”.
Në vitin 2012, Preportr përmes hulumtimit “Jetë o jetë!”, pati gjetur shumë detaje mbi atë se kush dhe si ka përfituar nga këto produksione dhe kush ishin angazhuar në to. Këto produksione u ishin dhënë miqve të menaxherëve dhe ish-menaxherëve ose familjarëve të politikanëve.
Kompanitë tjera të lidhura me Elshanët që përfituan nga RTK
Në këtë hulumtim, Preportr ka gjetur se edhe dy kompani tjera të lidhura me Elshanët, kanë përfituar tenderë nga RTK-ja. Këto kompani, sikurse ajo e Gazmend Elshanit, “Pro Media”, OJQ-ja e Mentor Shalës, “Integrime Plus”, ajo e gruas së tij, Ramize Murtezi Shala, “Drejt e n’Europë”, si dhe “Projekt 03”, kanë adresa të njëjta.
Kompania “Aktiv”, është në pronësi të Ekrem Elshanit, vëllait te Gazmend Elshanit, ish-punonjës në RTK, gjithashtu miku ( vëllai i gruas) së Adnan Fejzës, shef i tashëm i teknikës në RTK.
Kompania “Aktiv” në vitin 2013 ka marrë 2 tenderë në RTK në vlerë 9,330 euro.
Kompania “XD Production”, që ka po ashtu adresë të njëjtë me kompaninë e Elshanit dhe OJQ-në Shalës, që është në pronësi të Burim Mjekut, familjar me Elshanin, ka marrë një tender në vitin 2013 në RTK në vlerë 3,600 euro.

DOSJA RTK

Me te marre postin e drejtorit gjeneral te RTK-se, Mentor Shala se pari rahaton ne pozita shoket:

Ridvan Berishen – redaktor i te gjjtha lajmeve
Donat Sylen – shef i dhomes se lajmeve

Kurse me Gazmend Elshanin krijojne biznesin ProMedia!

Aksionare te kompanise behen:

Mentor Shala, Ridvan Berisha, Gazmend Elshani, dhe Fisnik Derguti , te gjjthe me pozita te larta ne RTK!

Ne fillimin e produksioneve private ne RTK, kompania ProMedia realizon teknikisht dhe ndriqimin e ketyere emisioneve:

– qyteti pa lum
– super gogo
– kafeneneja jone
– estetika
– emisioni afer

Mentor Shales nuk i mjaftoj punesimi i gruas ne RTK, mirepo punesoj edhe djalin e tij 9 vjec ne emisionin “super gogo”. Emision i cili paguhej hiq me pak se 4.000 euro per nje episod javor 20 minuta!

VIJON…

DOSJA RTK

Jane paguar nga 5.000 euro per epizod ne emer te “QUZA”. Epizode te cilat nuk jane transmetuar asnjeher ne televizion!

Dmth veq i kane marre paret e kurr si kane transmetu!

9 epizode ka 5.000= 45.000 euro n’kajmak!

Per keto pune shkohet n’QUZ!

DOSJA RTK

Ne vitin 2010 bordi emeron drejtor te Radio Kosoves z. Arben Fetoshi. Ai menjeher avanson ne pozite gruan e tij Vloren.

Me daten 6.4.2011 ia paguan dajes se tij Rexhep Hoti (ish deputet i PDK-se) kinse per obligime te gazetes se tij “infopress” pak para mbylljes, hiq me pak se 42.662 euro!

Arben Fetoshi se bashku me dajen e tij Rexhep Hotin jane aksionar ne TOP KOSOVA TV!

Me kete rast buxheti i RTK-se ne vend se te perfitoj nga reklamat qe ja ka emituar gazetes “infopress” cdo dite, perkundrazi ajo eshte demtuar ne vlere prej 42.662 euro!

DOSJA RTK

Seriali “Lagja e Re”

Per kete serial RTK ka paguar 9.000 euro per emision, 48 emisione ne vit apo Rreth 430.000 euro ne vit!

Realizimin e ketij seriali e ka bo kompania ProMedia, e vet drejtorit gjeneral Mentor Shales, pastaj ortakave Ridvan Berisha, Fisnik Derguti dhe Donat Syla i cili tashme eshte konsull ne Ambasaden e Kosoves ne Kanade!

Nga 430.000 euro , 260.000 euro i kane marre vet keta zoterinjte!

VIJON….

Dosja RTK

Emisioni “Kush do te behet milioner”

Edhe pse nuk ishte emision eksluziv vetem ne RTK, mirepo emetohej edhe ne Alsat dhe Tv Klan, u pagu nga RTK hiq ma pak se 19.500 euro per epizod.

48 emisione ne vit jane paguar hiq ma pak se 936.000 euro !

I njejti emision ne vitin 2009 ishte paguar 6.000 euro, mirepo iniciatoret per ngritjen e cmimit ne 19.500 euro e kishin bere Mentor Shala se bashku me Bekim Hasanin drejtor i tv ne ate kohe.

Me kete veprim, buxheti RTK-se ishte demtuar 528.000 euro ne vit!

Dmth po shihet kush u bo milioner hiq pa e fitu kuizin 

Dosja RTK

Menaxhmenti ka shperlbyer vetveten dhe anetaret e bordit edhe me paga shtese , poashtu ka fale mjete per familjare te semuar te anetareve te menaxhmentit nga buxheti RTK-se perkatesisht 5 rroga…

DOSJA RTK

Me 2011 Sylejman Shaqiri dhe Mentor Shala , kane paguar kompanine “Smart Solution” 100.000 euro per kupen e Amerikes ne futboll, te cilen nuk e kane transmetu te plote, dhe shkaku qe ka qene pas mesnates, RTK nuk ka gjeneru asnje cent nga reklamat!

Te njejtes kompani ja kane paguar edhe 5.500 euro per shfaqje cirku , shfaqje te cilat asnjehere nuk jane emetu ne RTK!

Vlene te theksohet, se 2 vite me heret, RTK-ja me te njejtin cmim kishte paguar kampionatin boteror te futbollit!

DOSJA RTK

Seriali “Qyteti pa Lume”

Ky emision eshte iniciuar dhe perzgjedhur nga drejtori asaj kohe z. Bekim Hasani.

Per kete emision jane paguar hiq ma pas se 11.000 euro per nje epizod, ose 528.000 euro ne vit.

Edhe ky emision eshte gjiruar dhe realizuar teknikisht nga ProMedia, me pronar Mentor Shala, Ridvan Berisha and co.

Vlene te ceket qe ky emision eshte gjiruar vetem me nje kamere!

BURIM

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code