EDHE NJË SKANDAL TJETËR NË GJYKATËN SPECIALE PËR KOSOVËN

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sipas gazetës franceze, “Le jorunal du dimanche”, datë 22 janar 2023, para tri javësh, konkretisht, më 1 janar të këtij viti, në Paris, persona, deri tash të paidentifikuar, kanë thyer derën e banesës së njërit prej gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, dhe aty e kanë marrë një kompjuter.

Në banesë ka pasur stoli ari dhe gjëra të tjera të vlefshme por asgjë tjetër pos kompjuterit nuk është marrë.

Siç ka konstatuar policia, derisa pronari ishte me pushime, hajnat e kanë shkyer derën me çekan hidraulik, mjet intervenimi që disponon vetëm policia dhe e kanë vjedhur kompjuterin…

Sipas gazetës, në vitin 2020, edhe një gjykatës tjetër i të njëjtës Gjykatë kishte qenë viktimë e hajnave të ngjashëm. Edhe atij ia kishin pas vjedhur vetëm kompjuterin.

Gazeta pohon gjithashtu se, në shtator të vitit 2020, persona të panjohur kishin lënë para derës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbi katër mijë dosje, në të cilat kishte të dhëna tepër konfidenciale për hetimet, për dëshmitarët, emrat, adresat e tyre etj.

Gazeta citon prokurorin e atëhershëm të dhomave të specializuara, Jack SMITH, i cili, në tetor të vitit 2021, pati deklaruar se: “Në Kosovë ekziston një grup i vogël, por shumë i fuqishëm, i personave që, nuk dëshirojnë që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe se janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë të mundshme për ta dëmtuar atë…“

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*