FILMI PORNOGRAFIK RREZIKON KOALICIONIN QEVERISËS NË SERBI

Shkruan:
Xhafer Shatri

Më 2 e 3 shkurt u mbajt një mbledhje maratonike e Kuvendit të Serbisë, në të cilën u debatua për Planin Evropian lidhur me Kosovën.

fakt mbledhja ishte organizuar me qëllim që Brukselit e Vashingtonit t’u përçohet mesazhi se sa e vështirë është pozita e Vuçiqit, meqë kundërshtuesit e Planit qenkeshin shumë dhe të rrezikshëm…

Mbledhja ishte një zallahi e vërtetë, ku shpërfaqej urrejtja primitive kundër shqiptarëve dhe hipokrizia e shfrenuar politike.

Siç doli më vonë, jo të gjithë deputetët shqetësoheshin aq shumë për Kosovën, sepse njëri prej tyre, Zvonimir Steviq, deputet socialist nga Kosova, gjatë grindjeve e hallakamës, në aifonin e tij shikonte filma porno!

Ky fakt, sipas medieve serbe, e ka mërzitur fort dhe shumë, yllin e mbledhjes, Vuçiqin. Si është e mundur që mu gjatë kohës kur ky mbron si luan “djepin“ e Serbisë, një deputet të jetë aq i papërgjegjshëm e i pacipë sa që ta kalojë kohën duke shikuar filma pronografikë!

Çka është edhe më zi, duke qenë deputet që përfaqëson Graçanicën e Kosovës në Skupshtinën e Serbisë…

Posa mori vesh për hatanë, Vuçiqi mblodhi kryesinë e partisë dhe u ankua se partnerët e koalicionit janë të pabesë dhe se shpejt duhet të shkohet në zgjedhje…

Në fakt, e zeza është më thellë. Sepse gjatë vizitës së Daçiqit në Washington, në Lutjet e Mëngjesit, ky kishte bërë dy faje të pafalshme: në takimet e shumta që kishte pasur nuk e kishte marrë, gjitheherë më vete, Marko Gjuriqin, ambasadorin e Serbisë atje dhe njeriun e besueshëm të Vuçiqit… dhe çka nuk hahet me asgjë, nuk ishte treguar aq i zellshëm me kërkesa për rrëximin e Kurtit sa ishte treguar ndonjëri nga bedelët e Kosovës të ftuar gjithashtu në ato Lutje …

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*