Gjukanoviq: Do ta rimëkëmbim Kishën Autoqefale të Malit të Zi

Milo Gjukanoviq, në një tubim politik, më 8 qërshor 2019 

“Në Mal të Zi dhe në Ballkan po bëhet një luftë e vështirë mes dy politikave. Njëra është ajo që mëton evropianizimin e këtij territori ndërsa tjetra për mbetjen tonë mbrapa Evropës…

Sot Kisha ortodokse serbe, po përpiqet në të gjitha format të shkatërrojë atë që është përpjekje evropiane dhe ambicjet evropiane të shoqërisë bashkëkohore malazeze, duke u përpjekur të ruajë me çdo kusht monopolin fetar në Mal të Zi… Tregimet për dioçezat përtej kufijve, janë në kundërshtim me principet themelore të organizimit të ortodoksisë kudo në botë, por Kishës ortodokse serbe i shërbejnë për të ruajtur infrastrukturën e Serbisë së Madhe, të cilës ata i besojnë, sepse mendojnë se Mali i Zi është pavarësuar gabimisht dhe se prapë duhet t’ia fillojnë ndërtimit të Serbisë së Madhe…“

“Gjeneratës së të parëve tanë u ka mbetur një hap i rëndësishëm që ne këtu do ta korrigjojmë, një padrejtësi të rëndë që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20, e kjo është rimëkëmbja e Kishës autoqefale malazeze. Për këtë synim do të punojmë me përkushtim, sepse kjo është në përputhje të plotë me principet mbi të cilat është themeluar Mali i Zi…“

 

Burimi : https://www.cdm.me/source/cdm-onogost/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code