Gjykata Kushtetuese e Kosovës përbëhet nga persona që i ka zgjedhur Prontomafia

Shkruan:
Nexhmedin Spahiu

Tek gjykatat kushtetuese të vendeve me demokraci të zhvilluar, aspekti më i dukshëm është mosha e gjyqtarëve. Janë të gjithë (me ndonjë përjashtim tepër të rrallë) të moshës para pensionimit. Pas përfundimit të mandatit ata dalin në pension. Kjo për arsye që ata të mos kalkulojnë karierë politike a profesionale pas përfundimit të mandatit. Në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës të gjithë janë “kalamaj” për nga mosha (dhe jo vetëm për nga mosha) që pas mandatit presin karierë politike apo marrjen e titujve doktora e profesora etj, dhe kjo i bënë vendimet e tyre kalkulese.
E dyta. Tek vendet me demokraci të zhvilluar janë juristët më në zë që ka vendi. Pas tyre është kariera e begatshme dhe e lavdishme akademike apo kariera si prokurorë e gjyqtarë të dëshmuar dhe të cilën karierë ata nuk është e udhës ta rrezikojnë me vendime jo të drejta në Gj.Kushtetuese. Në Kosovë, gjyqtarët e GJKK nuk kanë kurrëfarë të arriturash profesionale, kurëfarë kariere.
E treta. Tek vendet me demokraci të zhvilluar në GJK janë patriotët më të spikatur të vendit, të deshmuar për moralin dhe sakrificën e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj atdheut. Në Kosovë, më thuani cili është kontributi patriotik i mëparshëm apo i tanishëm i gjyqtarëve të GJKK? Përveç ndoshta i anëtarit serb të GJKK, i cili kishte bërë një vjedhje të madhe në Serbi e ish dënuar me 6 vite burg dhe ka ikur në Kosove. Kjo, nëse vjedhja në një vend armik konsiderohet patriotizëm. E për kolegët e tij shqiptarë vetëm nëse vjedhja e pasurisë intelektuale (plagjiaturat) apo edhe vjedhja e shtetit të vet quhet patriotizëm.
Burim: https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/3071414416212037

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code