Grenelldiplomacia ose fabrikimi i servilёve

Shkruan:
Islam Lauka

Ka tre ditё qё kasta e vjetёr pushtetore ёshtё nё ekstazё. Mё nё fund, foli ai qё duhej tё fliste, ai qё po pritej me aq padurim. Foli Riҫard Grenell, i Dёrguari i Posaҫёm i Presidentit Tramp pёr bisedimet Kosovё-Serbi. Mё saktё, ai nuk foli, por kumtoi. Kumtimi I tij erdhi nё formёn e njё deklarate tё pёrbashkёt me Ambasadorin amerikan nё Prishtinё, F. Kosnett dhe tё Dёrguarin e Posaҫёm pёr Ballkanin Perёndimor, M. Palmer, si dhe nёpёrmjet njё interviste nё T7. Kori i vjetёrsirave pushtetore shpёrtheu: Kumtimi i Grenellit na hapi sytё, na qartёsoi gjithҫka; ne i besojmё pa rezerva administratёs amerikane; ne nuk dyshojmё kurrё pёr rolin proshqiptar tё saj; nuk ka ҫfarё na duhet liria dhe pavarёsia pa Amerikёn; kush ёshtё kundёr Amerikёs, ёshtё kundёr popullit tё vet, kundёr historisё, kundёr Zotit; Albin Kurti ёshtё antiamerikan; nuk ka qeveri pa Amerikёn!

Asnjё analizё politike kritike nuk u bё pёr deklaratat e tij. Sepse. sipas mentalitetit tё pushtetmykurve, kumti, porosia, hadithi nuk gjykohen. Ato pranohen e zbatohen, ashtu siҫ jepen, pikё pёr pikё. Ata qё bёjnё tё kundёrtёn, nuk i pёrkasin sektit tonё. Ata janё qafirё dhe duhen linҫuar. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janё qafirёt e Kosovёs. Tё goditen pa mёshirё!

Analiza politike kritike pёrpiqet tё depёrtojё nё thelbin e vёrtetё tё deklaratёve, apo qёndrimeve, duke analizuar atё qё thuhet, por edhe atё qё nuk thuhet. Kёtё bёjnё politikanёt seriozё dhe tё pёrgjegjshёm si, Kryetari i Komitetit pёr Marrёdhёnie me Jashtё nё Dhomёn e Pёrfaqёsuesve, miku i sprovuar i shqiptarёve, Eliot Engell; diplomatёt me pёrvojё, qё e njohin mirё Kosovёn dhe Ballkanin, si dhe artin e diplomacisё, si Shaun Byrnes; studiues profesionistё dhe me integritet shkencor e moral, si Daniel Server; shqiptaro-amerikanё patriotё tё spikatur e tё pёrkushtuar, si Harri Bajraktari dhe Sami Repishti. Sipas gjykimit tё tyre, nё deklaratat e Ambasadorit Grenell ka gjёra pozitive, por ka edhe shumё tё tjera, jo vetёm tё kritikueshme, por edhe tё papranueshme.

Edhe unё bёj pjesё midis atyre qё nuk pranojnё tё marrin ҫdo gjё nё mёnyrё tё verbёr, pa ia nёnshtruar njё analizё tё thellё kritike, nga pikёpamja e interesave tona shtetёrore e kombёtare, ҫdo deklarate qё vjen, qoftё edhe nga aleati ynё strategjik, SHBA.

Mё poshtё, qёndrimet e mia rreth diplomacisё sё Riҫard Grenellit dhe deklaratave tё tij tё fundit:

  1. Vlerёsoj angazhimin e tij dhe tё administratёs sё Presidentit Tramp nё procesin negociator Kosovё-Serbi, i cili do tё ҫonte, siҫ deklaron Ambasadori Grenell, nё njohjen e ndёrsjellё. Do tё dёshiroja qё, pas togfjalёshit “njohje e ndёrsjellё”, tё pasonin fjalёt “brenda kufijve ekzistues”.
  1. Ёshtё me shumё rёndёsi qё Grenelli deklaron se, pёr mendimin e tij personal, shkёmbimi i territoreve “nuk ёshtё opsion”, por do tё ishte shumё mё mirё qё tё theksonte se ky ёshtё qёndrimi zyrtar i SHBA-sё. Akoma mё mirё do tё ishte sikur, krahas mohimit tё ekzistencёs sё njё marrёveshjeje tё shkruar pёr territorin, nё fazёn e tanishme, ai tё jepte garanci qё Uashingtoni, edhe nё tё ardhmen, do tё refuzonte kategorikisht ҫdo pёrpjekje pёr futjen nё axhendёn e bisedimeve tё ndarjes sё Kosovёs.
  1. Ёshtё pozitiv fakti qё, siҫ deklaron Grenelli, vёmendja e qeverisё amerikane ёshtё pёrqёndruar nё ekonomi, punёsimin e tё rinjve etj. Por teza e tij se zhvillimi i marrёdhёnieve ekonomike ҫon nё zgjidhjen e problemeve politike qё ekzistojnё midis Kosovёs dhe Serbisё, duhet marrё me shumё rezervё. Deri nё vitin 2018, Serbia ka qenё partneri i parё ekonomiko-tregtar i Kosovёs nё rajon, shumё pёrpara Shqipёrisё dhe Maqedonisё sё Veriut, por pa shёnuar asnjё progres nё negociatat pёr arritjen e marrёveshjes pёrfundimtare. Mallrat serbe vёrshonin nё tregun kosovar, ndёrkohё qё eksporti i Kosovёs ishte krejt i papёrfillshёm, veҫ tё tjerash, edhe pёr shkak tё barrierave jotarifore tё Serbisё.

Ёshtё pёr t`u pёrgёzuar Ambasadori Grenell pёr kontributin e dhёnё pёr nёnshkrimin e tre marrёveshjeve midis Kosovёs dhe Serbisё nё fushёn e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, por edhe kёtu nxjerr krye aspekti politik. Serbia nuk njeh dokumentet me vulёn e shtetit tё Kosovёs, as tё identifikimit, as ato doganore dhe as tё origjinёs sё mallit. Ёshtё iluzion tё pritet qё do tё jenё efektive autostradat, hekurudhat dhe linjat ajrore, pa u njohur kёto dokumente bazё, nga ana e Serbisё.

  1. Nuk mё duket e besueshme deklarata e Grenellit se Kurti i paska premtuar heqjen e tarifave, por ai nuk e mbajti fjalёn dhe e gёnjeu. Mё i prirur jam tё besoj Albin Kurtin, i cili nuk e mohon qё i ka premtuar, por me kusht të zёvendёsimit tё tarifave me reciprocitetin. Ky ёshtё njё qёndrim qё ai e ka bёrё tё njohur publikisht, gjatё fushatёs elektorale, e ka fiksuar nё marrёveshjen e koalicionit me LDK-nё dhe nё programin qeveritar.
  1. E vlerёsoj gatishmёrinё e shprehur nga Grenelli nё intervistёn e tij nё T7 pёr bashkёpunim me kryeqytetet europiane nё ҫёshtjen e dialogut Kosovё-Serbi, por jam skeptik qё kjo do tё mishёrohet nё praktikё, sepse pёr dy nga zhvillimet e fundit nё Kosovё-heqjen e pjesshme tё tarifёs dhe mocionin e mosbesimit tё qeverisё, jo vetёm nuk pati bashkёpunim, por qёndrimet e dy sheteteve kryesore europiane, Gjermanisё dhe Francёs, ishin tё kundёrta me ato tё Grenellit. Gjithashtu, do tё dёshiroja qё, nё vend tё kryeqyteteve tё veҫanta, i Dёrguari amerikan, tё bashkёpunonte me Brukselin, pra me BE-nё, si organizatё. Pёr realizmin e objektivit tё saj strategjik-integrimin nё strukturat euroatlantike, Kosova ka nevojё pёr Marsin (SHBA), por edhe pёr Venerёn (Europёn).

Veҫ kёsaj, pёrҫarja midis perёndimorёve krijon terren tё pёrshtatshёm pёr rritjen e ndikimit dhe tё pranisё sё Moskёs nё rajon. Kёrcёnimi rus, nё gjykimin tim, ёshtё kёrcёnimi i jashtёm kryesor pёr Ballkanin Perёndimor, nё pёrgjithёsi dhe pёr Kosovёn, nё veҫanti.

Cilat janё arsyet e konfliktit midis Kryeministrit Kurti dhe Ambasadorit Grenell?

  1. Unё mendoj se, nё bazё tё kёtij konflikti qёndojnё dallime thelbёsore konceptuale. Kurti mendon se faktorё themelorё pёr zhvillimin e Kosovёs janё ata me natyrё tё brendshme. Grenelli i pёrmbahet pikёpamjes sё kundёrt. Kёtej burojnё dallimet e thella nё pёrparёsitё qё ata pёrcaktojnё. Pёr Ambasadorin Grenell pёrparёsia numёr njё pёr qeverinё e re do tё duhej tё ishte dialogu me Serbinё. Pёr Kryeministrin Kurti, kjo ҫёshtje nuk pёrfshihej as nё pesёshen e parё tё pёrparёsive tё qeverisё. Tё tjera gjёra kishin rёndёsi pёr tё: zhvillimi ekonomik, punёsimi i tё rinjve, reforma nё arsim, nё drejtёsi, shkapja e shtetit, lufta kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar, etj.
  1. Pёr udhёheqjen e dialogut me Serbinё, Kurti kёmbёnguli qё, bazuar nё Kushtetutёn e Kosovёs dhe aktgjykimin KO 43/19, datё 27.06.2019, tё Gjykatёs Kushtetuese, kjo pёrgjegjёsi t`i kalojё qeverisё. Grenelli nuk e pёrfilli legjislacionin nё fuqi nё Kosovё dhe zgjodhi Presidentin Thaҫi, si tё preferuarin e tij pёr tё udhёhequr kёtё proces.
  1. Pёr ҫёshtjen e tarifave: Kurti ishte pёr heqjen graduale tё tyre, nё varёsi tё reflektimit tё Serbisё dhe zёvendёsimin e tyre me reciprocitetin. Gjithashtu, ai e kushtёzoi heqjen e tarifave me ndёrprerjen e fushatёs sё Serbisё pёr ҫnjohjen e Kosovёs. Grenelli ishte pёr heqjen e menjёhershme tё tyre, pa reciprocitet dhe pa kushtёzim. Nё kёtё pikё, qёndrimi i tij ishte i njёjtё me atё tё Presidentit Serb, Aleksandёr Vuҫiҫ.
  1. Kryeministri Kurti kёrkoi transparencё pёr takimin e oraganizuar me 3 mars 2020 nё Uashington, midis Thaҫit dhe Vuҫiҫit, nё prani tё tij dhe tё zyrtarit tё lartё tё Kёshillit tё Sigurisё Kombёtare, O’Brajan; pёr marrёveshjet nё fushёn e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, etj. Kjo transparencё nuk u bё kurrё, as nga Grenelli, as nga tё dy presidentёt. Natyrisht, ai nuk i thirri atje pёr t’u konsultuar pёr axhendёn bёrthamore tё Iranit dhe tё Koresё Veriore.
  1. Pёr mocionin e mosbesimit ndaj qeverisё, nё parim, Kurti nuk ishte kundёr, por kёrkoi tё mos nguten, sa tё kalojё situata e rёndё, e krijuar nga COVID-19. Tё njёjtin qёndrim pёr kёtё ҫёshtje pati edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ambasadori Grenell ishte kundёr shtyrjes, pavarёsisht thirrjes sё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё, mё 23.03.2020, pёr njё “pauzё humanitare” dhe mirёpriti mbajtjen e seancёs plenare tё Kosovёs, nё kulmin e pandemisё. Nga puthadorёt e tij nё Prishtinё, kjo tumirje u propagandua si mbёshtetje e administratёs amerikane pёr rrёzimin e qeverisё Kurti. Edhe Beogradi e mbёshteti rrёzimin e qeverisё, sepse Presidenti serb, Vuҫiҫ, e konsideron Kurtin si njeri, me tё cilin ёshtё e pamundur tё bёhen pazare.

Cilat janё pasojat e diplomacisё sё Riҫard Grenellit (Grenelldiplomacia)?

Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ra me 25.03.2020, me 82 vota pro dhe 32 kundёr. Kosova u fut nё njё ngёrҫ tё ri institucional, nё njё kohё qё, jo mё njё qeveri nё ikje, e dobёsuar, tё cilёs kasta e vjetёr po i vё stёrkёmbёs pas stёrkёmbёsi, por edhe njё qeveri shumё e fortё, qё do tё kishte mbёshtetjen e tё gjithёve, do ta kishte tё vёshtirё pёrballjen me koronavirusin. I preferuari i Grenellit, Presidenti Thaҫi, pasi “rrёzoi” kundёrshtarёt e tij, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, dy nga politikanёt mё popullorё e mё tё pёrgjegjshёm, po pёrpiqet qё me veprime antikushtetuese tё deformojё pёrfundimisht vullnetin politik tё popullit, tё shprehur me 6 tetor 2019 dhe tё ndёrtojё, ashtu siҫ di ai, njё koalicion postesh e interesash, sipas modelit tё vjetёr. Pёr realizimin e kёtij qёllimi, ai do tё shfrytёzojё LDK-nё, tё kthyer, tashmё, nё njё patericё tё tij.

Kthimi i modelit tё vjetёr tё sundimit- ky ishte qёllimi i vёrtetё i mocionit tё mosbesimit ndaj qeverisё. “Antiamerikanizmi” i Albin Kurtit ishte vetёm njё mjet pёr tё arritur tek ky qёllim. Sepse, pushtetmbajtёsit e vjetёr, tё pёrfolur pёr abuzime tё fondeve publike, pёr nepotizёm dhe pёr lidhje me krimin e korrupsionin, i trembeshin si natёs sё vorrit ballafaqimit me tё pakomprometuarit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bartёsit e shpresёs dhe tё ndryshimit, qё shumё shpejt, do tё miratonin njё paketё ligjore pёr hetimin e prejardhjes sё pasurisё dhe pёr luftёn kundёr mafias, qё do t’i nxirrte zbuluar tё gjithё zhvatёsit e pasurisё sё popullit.

Votimi i 2/3 tё deputetёve kundёr qeverisё Kurti nuk ёshtё tregues i rritjes sё proamerikanizmit nё Kosovё. Si dukuri, proamerikanizmi ekziston dhe ёshtё i pёrhapur nё masё nё popullin e Kosovёs. Ndёrsa, “proamerikanizmi” parlamentar, kryesisht, ёshtё instrumental, sidomos nga ana e kastёs sё vjetёr pushtetore. Ai pёrdoret si mjet pёr eleminimin e kundёrshtarёve politikё, shfrytёzohet si maskё pёr t’u siguruar qё tё mos ndёshkohen nga Uashingtoni, si dhe pёr t’i bishtnuar pёrgjegjёsisё nё rast dёshtimi, duke ia faturuar atё aleatit strategjik, se gjoja vepruan sipas kёshillave nga pёrtej Atlantikut.

Njё pjesё e deputetёvё, nga ata pa pёrvojё, duke parё se njё mendim ndryshe nga ai i tё Dёrguarit tё Presidentit Tramp, konsiderohet si “antiamerikan”, si herezi, zgjodhi servilizmin si mёnyrёn mё tё mirё tё pёrshtatjes me diplomacinё konfrontuese tё tij. Nё kёtё kuptim, grenelldiplomacia nuk bёri gjё tjetёr, veҫ shtoi numrin e servilёve nё segmente tё caktuara tё politikёs sё Kosovёs. Servilёt e rinj do tё marrin leksione nga ustallarёt e vjetёr tё kёtij zanati dhe nesёr, ashtu si ata, do ta “pёrsosin” kёtё ves, duke e shfaqur atё nё marrёdhёniet me jashtё, sidomos me aleatin e fortё, ndёrsa brenda vendit do tё kthehen nё autokratё tё vegjёl. Fabrikimi i servilёve – ky ёshtё shёrbimi qё po i bёn grenelldiplomacia politikёs sё Kosovёs.

Ndёrkaq, Beogradi ndjehet i pёrkёdhelur. Asnjё kushtёzim nuk i vuri atij ambasadori Grenell. Pёrkundrazi, ёshtё Serbia ajo qё po i vё kushte Kosovёs: Nё qoftё se dёshironi tё ndalet fushata pёr ҫnjohjen, Prishtina duhet tё heqё dorё nga fushata pёr njohje. Pra, kthim nё situatёn para vitit 1999.
Ky presion i Beogradit nuk i bёn pёrshtypje “mikut tё shqiptarёvё”, Riҫard Grenell. Atij nuk i bёn pёrshtypje as armatosja e ethshme e Serbisё me teknikё dhe teknologji luftarake ruse, pavarёsisht se, nё bazё tё legjislacionit amerikan, pёr kёtё bashkёpunim, asaj duhet t’i vihen sanksione.

I dёrguari i Trampit ka vendosur qё Serbinё proruse ta shpёrblejё, ndёrsa Kosovёn proamerikane, ta ndёshkojё. Natyrisht, Beogradi ndjehet jo vetёm i pёrkёdhelur, por edhe i trimёruar. Nga Rusia, si gjithmonё. Por tani edhe nga administrata e Presidentit Tramp. Etnonacionalizmi agresiv serb, ai qё nё vitet ’90 tё shekullit tё kaluar e zhyti Ballkanin nё gjak, po merr krahё. Vёshtirё tё mendohet qё nё kёto kushte, Serbia tё tregohet e gatshme pёr ndonjё kompromis me Kosovёn pёr arritjen e marrёveshjes pёrfundimtare. Pёrkundrazi, ekziston rreziku qё ajo tё bёhet edhe mё arrogante nё kёrkesёn e vet pёr tё marrё pjesё tё territorit tё saj.

Ёshtё e qartё se grenelldiplomacia ёshtё pjesё e politikёs mujshare tё vetё Presidentit Tramp, i cili, siҫ shkruan politologu i njohur amerikan, Robert Kagan, “si njё ҫamarrok po e godet me ҫekiҫ bombёn e paplasur europiane”. Duket se pёr Ballkanin, kёtё rol ia ka besuar tё Dёrguarit tё tij tё Posaҫёm, Riҫard Grenellit. Si rishtar nё kёtё zonё, ambasadori Grenell duhet ta mёsojё se Ballkani, siҫ ёshtё shprehur Uinston Ҫurҫilli, ёshtё i aftё tё prodhojё mё shumё histori se sa konsumon. Lutja ime pёr ambasadorin Grenell ёshtё: na ndihmoni qё tё zvogёlojmё prodhimin e historisё nё rajonin tonё. Diplomacia juaj mujshare, pёr fat tё keq, po rrezikon tё bёjё tё kundёrtёn.

Burim: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3091631830899074&id=838207799574833

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*