Hava Shala në emisionin Pa Rrotlla

Të dashur miq,

po ua dërgoj në vijim një intervistë tronditëse, në të cilën flet Hava Shala, pa dyshim njëra prej qikave më të mira e më të guximshme të Kosovës.

Ajo është arrestuar në vitin 1984, dhe ani se e mitur, është dënuar më 7 vjet burg, si anëtare e grupit ilegal “Ideali“. Pas daljes nga burgu Hava Shala, ka qenë ndër nismëtaret e para të  Lëvizjes së papërsëritshme për Pajtimin e Gjaqeve.

Dëgjojeni rrëfimin e saj me vëmendje e me dhimbje, por pa urrejtje për xhelatët e saj dhe tanët. Sepse ata nuk e meritojnë as urrejtjen tonë. Por neverinë e përjetshme të krejt kombit gjithsesi po.

Dëgjojeni dhe binduni në forcën e rrëfimit origjinal që të tronditë edhe më shumë se ditari i famshëm i Ana Frank.

Ky është rrëfimi për Kosovën në njërën prej orëve më të liga të saj, është ndër intervistat më të mira, ndër rrëfimet me tronditës që keni dëgjuar ndonjëherë.

Burim: https://youtu.be/byhTjwRItoo

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*