Helaçet e Kosovës

Shkruan:
Xhafer Shatri

olicia jonë shkoi në dy pika kufitare të vendit për të zbatuar një marrëveshje që qeveritë e mëparshme të Kosovës, për turpin e tyre e tonin, e kishin zhagitur 10 vjet!
Me këtë akt të pritshëm e të ligjshëm as Qeveria e as Policia nuk kishin për qëllim të kërcënojnë, të rrezikojnë, të diskriminojnë e aq më pak të provokojnë pakicën serbe, por, thjeshtë, të zbatojnë një barazi të ligjshme në mes dy vendeve fqinje.
Këtë akt legjitim e mirëkuptuan edhe përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Kosovë (Pesëshja) dhe e mbështetën liderët kryesorë të opozitës.
Reagimi agresiv i Vuçiqit ishte i pritshëm, sepse ju hoç tortja e huaj nga goja, u zu, publikisht, me kërpesh në dorë dhe i dolën rrentë në ledinë. Rada Trajkoviq, një kundërshtare e thekur presidentit serb, deklaroi se Vuçiqi e kishte nënshkruar Marrëveshjen për tabelat, i bindur se deri në vitin 2020 do t’ia arrinte ta ndante Kosovën…
Por ajo që nuk e priste askush, ishte reagimi antishqiptar, cinizmi dhe diversioni i turpshëm i k-analistëve dhe medieve të Prontomafisë.
Këta çakej të neveritshëm, që janë ushqyer, janë rritur e janë fuçizuar në të gjitha pikëpamjet falë strajcës me taxhi dhe qullit në kusinë e zezë të Prontomafisë, dolën hapur në mbështetje të Serbisë.
Sepse këta, as më pak e as më shumë, ashtu si edhe Vuçiqi, kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të policisë nga kufiri, dhe lënien e pikave kufitare në mëshirën e bandave kriminale.
Ky është diversion.
Por edhe nuk është çudi, sepse, me të hollat që i janë plaçkitur buxhetit të Kosovës, më të hollat që, jeniçerët e Bali Katravellës, i kanë fituar me trafiqet e drogës, të naftës, të qenieve njerëzore, të mineraleve e madje edhe të gurëve në Veri të Mitrovicës, k-analistët e çarshisë kanë krijuar medie të fuqishme, kanë vënë pasuri marramendëse dhe tash, kur u është sosur taxhia, janë dalë menç, dhe përpiqen ta pështyjnë në fytyrë Kosovën dhe çdionjerën e çdonjërin prej nesh.
K-analistët e çarshisë dhe mediet e Prontomafisë, në këto ditë të vështira, ua fusin shqiptarëve gishtërinjtë e tyre të pistë në sy, sepse flasin e sillen si Vulini, palaçoja i pallatit të Vuçiqit!
Ata mund të mos jenë të kënaqur me Qeverinë aktuale, janë në të drejtën e tyre, por kufijtë e Kosovës, policia dhe dinjiteti i saj janë të të gjithë neve. Qeveritë shkojnë e vijnë, por sovraniteti, interesat strategjike, dhe institucionet e Kosovës janë të përjetshme;
K-anal-istët me kënaqësi orgazmike shpërndajnë gjithandej në medie e në rrjete sociale propagandën serbe dhe lajmet e rrejshme të portaleve te Vuçiqit.
Duke shitur mjegull e duke krijuar panik, ata, me vetëdije, po sillen si kolonë e pestë e Serbisë në Kosovë. Por, fatbardhësisht, besueshmëria, kredia dhe taxhia e këtyre murrjelave të çarshisë po harxhohet: sot 90% të elektoratit të Kosovës e udhëheqin liderë të rinj partishë që janë njerëz të përgjegjshëm, pa kusure politike e dosje kriminale, njerëz të dijshëm e me dinjitet; Vetje që nuk e kanë bishtin e zënë me derë.
Liderët aktual nuk ia kanë hangër Kosovës 10 vjet të arta të Pasluftës, kur situata gjeopolitike ishte shumë e favorshme dhe kur ekzistonin mundësi reale për t’i zgjidhur problemet me Serbinë njëherë e përgjithmonë.
Besoj se shqiptarët nuk kanë harruar se, në ato kohë që nuk përseriten mà, këta që po qirren e po byryten nëpër medie kundër vendosjes së ligjit në Veri, i thurnin ode e i bënin temena Prontomafisë edhe kur ajo e shtyu shpalljen e Pavarësisë per 4-5 vjet, edhe kur ajo i vuri flakën vendit më 2004, duke i rrënuar me vetëdije themelet e tij.
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1298161727281478

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*