
Shkruan:
Xhafer Shatri
Sot vdiq, papritur, familjari ynë, dr Zenun SHATRI, një nga njerëzit dhe mjekët më të mirë të Rrafshit të Podgurit.
Zenuni ishte njeri pafundësisht i urtë, i mirë e i ndershëm.
Duke e kujtuar në këtë ditë zie më përhitet nxënësi i shkëlqyer, studenti i dalluar i mjekësisë dhe profili i njeriut serioz që prapa heshtjes stoike fshihte një botë të paanë njerëzillëku e dashamirësie…
Sytë e tij të butë pasqyronin përkushtimin maksimal, disiplinën e hekurt, solidaritetin madhështor dhe profesionalizmin e qashtër…
Kur vdes njeriu i mirë zezohet një stinë. Prandaj na mbuloi të gjithëve me trishtim ikja e tij e hershme, por gjejmë forcë e ngushëllim në faktin se ai la prapa një familje kurajoze dhe fëmijë të mrekullueshëm e me shumë vlera që i bënin krenarë prindërit e tyre.
Prehu i qetë në tokën e Kosovës së lirë, i dashur Zenun, në tokën që edhe në kohë dhimbjesh kolosale i dhurove shumë mirësi, përkushtim e njerëzillëk.
Falemnderit për të gjitha!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment