Ka ekzistuar plani i konfliktit të kufizuar me qëllim ndarjen e Kosovës

Sasha Jankoviq, kandidati i opozitës për kryetar shteti në Serbi, i cili më 2017, si kundërkandidat i Vuçiqit, pati marrë 600’000 vota, dje, në një shpërfaqje në televizionin transballkanik Al Xhazira, ka deklaruar se ka ekzistuar plani për konflikt të armatosur, por të kufizuar serbo-shqiptar përmes të cilit do të realizohej ndarja e Kosovës.
Sipas tij, konflikti do të ndihmonte që opinioni në Serbi dhe në Kosovë ta përpinin më lehtë ndarjen e Kosovës si përmes një fakti të kryer.
Por, me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, ky skenar tashmë ka humbur mbështetjen e njërit prej lojëtarëve kryesor, deklaroi Jankoviq.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*