KANALISTAT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Miq e dashamirë,

a mund të më tregoni pse humbni kohën tuaj duke i dëgjuar kanalistat e pagëdhendur, cinikë, primitivë e keqdashës?

Pse e ndotni me vetëdije mendjen tuaj me pordhët e tyre që pasqyrojnë një mendësi me moral skrrajash e hohshtaplerësh që shesin fore me erë qenefi?

Pse lejoni ato mushkonja mercenare ta fusin drejtpërdrejt thimthin e tyre të pist në trutë tuaja?

Pse lejoni t’ju shesin mend vetje që pasqyrojnë zhgjyrën, bërllogun dhe kanalizimin e Kosovës? (Prandaj i quajnë kanalista!)

E vetmja mënyrë për t’i luftuar kanalistat është që:

Të mos ua fusni fare.

Në vend se ta bjerrni me ta kohën që s’kthehet kurrë;

Lexojeni një libër të mirë;

Ndëgjojeni një këngë të hareshme;

Shiheni një dokumentar te Arte-s;

Ndëgjojeni këngën e zogjve;

Shiheni ndonjë emision për kafshët e egra (sepse ju ndihmon ta kuptoni natyrën e vërtetë të kanalistave;

Shiheni ndonjë film klasik;

Mësojeni permendësh poezinë e Kadaresë “Laokoonti“;

Ndëgjojni Nexhmije Pagarushën;

Lexojini esetë politike të Sami Repishtit;

Dilni dhe ecni në natyrë…

Bëni çka të keni qef, nëse keni kohë preni edhe çerpiç, por ama kanalistave mos gaboni t’ua kushtoni qoftë edhe një sekond të vetëm!

Ju uroj një fundjave të mbarë

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*