Kërkojmë eshtrat dhe një varr për ish-drejtuesin e Lëvizjës, Behajdin Allaqi !

Shkruan:
Sheradin Berisha

Në 23 vjetorin e arrestimit të Behajdin Allaqit (*) në Drenoc të Rahovecit (më 11.06.1998), nga ish anëtarët e Shtabit Lokal të UҪK-së në Drenoc, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit, ndërkaq nga ish anëtarët e SHP të UҪK-së, kërkojmë ndriçimin e plotë të qëndrimit të Behajdinit në burgun e Kleçkës, rrethanat e ekzekutimit dhe të zhdukjes pa gjurmë të trupit të tij, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!
———
(*) Behajdin Allaqi (07.04.1963 – 11.06.1998), në fund të viteve ’80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (MLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.
BEHAJDIN ALLAQI DHE MBLEDHJA E TRETË E PËRGJITHSHME E LPRK-së, UJËMIR, TETOR 1991 / Nga Sheradin Berisha
Burim: https://www.facebook.com/sheradin.berisha/posts/10219135194867149

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*