
Shkruan:
Xhafer Shatri
Pas 13 vitesh Amerika po kthehet në Kosovë.
Po të mos shkonte dje në Bruksel i derguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kurrëfarë marrëveshjeje nuk do të kishte.
Te gjithë ata që marrin vesh nga politika e dijnë këtë. Natyrisht, pos helaçeve të Kosovës.
Por këtyre, funksionari i lartë amerikan, Escobar, ua këputi smirën përgjysmë:
“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që të zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare…”
Natyryisht se nuk ka vend për eufori. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë me këmbë në tokë.
Tash radha po i vjen Kryereciprocitetit:
SERBËT NË KOSOVË NUK MUND TË KENË ASNJË TË DREJTË MË SHUMË SE SA SHQIPTARËT QË JETOJNË PREJ SHEKUJSH NË TOKAT E TYRE, NË KOSOVËN LINDORE.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment