KULTIVIMI I TRADITAVE TË MOÇME

Shkruan:
Xhafer Shatri

Shtypi i Serbisë shpërndau sot një lajm të ri, por me rrënjë të vjetra:
Dje, në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nëpër Preshevë qenkesh shpërndarë një sicker me tre flamuj:
Të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Ukrainës.
Priteni tash aksionin e policisë, si dikur moti!
Ai që, një ditë, do t’ i ngarkohet faji, mendja ma thotë, se do të marrë dënim të trefisht, sepse stickeri përmban tre flamuj të tri shteteve armike!
Duke e lexuar lajmin, m’u kujtuan vitet tetëdhjetë, kur rinia e paepur e Kosovës, e sfidonte pushtetin e përdhunshëm me trakte e parulla qe shpesh i kishin vetëm dy shkronja KR (Kosova Republikë!)
Trakte e parulla kishte për çdo ditë dhe gjithandej: në mure, në rrugë, në objekte publike, në bjeshkë e në verri!
Dhe shkruheshin nga të gjitha moshat!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*