Lajmi dhe deklaratat e fundjavës

Shkruan:
Xhafer Shatri

Rrallë ndodhë që fjala e një diplomati të ketë efektin e Deklaratës së pardjeshme të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, ShT, Zotit Jean-Hubert LEBET.

Kjo deklaratë ka qenë hit në rrjetet sociale dhe gjithandej në medie. Kësaj deklarate iu kundërvunë vetëm dy zyrtar të Kosovës. Kadri Veseli, që ishte prezent kur foli Ambasadori, dhe sidomos Pal Lekaj, një zyrtar butaforik e kokëbosh.

Ndërkaq, te të gjithë shqiptarët e sidomos te ata që jetojnë në Zvicër, Deklarata e Ambasadorit, ka hasur në mbështetje unanime. Sepse ai foli ashtu siç duhet të flasë një mik i sinqertë dhe një diplomat me dinjitet.

Personalitete të njohura të komunitetit tonë në Zvicër kërkuan nga Haradinaj që ta shkarkojë sur le champ, këtë kokë lesh që na e mori ftyrën të gjithëve.

Topi është në fushën e Haradinajt. Të gjithë presim që të veprojë si edhe me zv. Ministren e Listës serbe: t’ia tregojë derën!

“Nuk është normale që Qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës së buxhetit për veteranët e luftës. Nëse paratë ruhen e nuk financohen veteranë të rrejshëm, do të mund të ndërtoni më shumë se një ujësjellës. Është shumë e çuditshme të shohim se në këtë vend, ka tri herë më shumë shërbyes civilë se në vendet e rajonit. Mjaft është bërë për ta përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim.”

Jean-Hubert Lebet, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë (27/03/2019)

“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador, ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i japë luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”

Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit (27/03/2019)

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit. Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë ckado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë. Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme.”

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës (28/03/2019)

Tash per me dale diqysh prej situates Pali po thote qe mu ka keqinterpretu deklarata. Une jam shty nja 4-5 minuta me to tuj i thane “a je ne veti, qysh po thu keshtu.

Cka ish kane mire me na leshu toka krejtve..

Berat Buzhala (29/03/2019)

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë.”

Ruairí O’Connell, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë (29/03/2019)

“Kolegu shprehu atë që shumë e mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtari jemi angazhuar për ta ndihmuar dhe mbështetur. Gjermania dhe Zvicra e ka mbështetur me dhjetëra milionë  për trajtimin e ujit dhe mbeturinave në të gjithë vendin që nga viti 1999. Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Kosovën, për të ndihmuar njerëzit. Atëherë pyetjet për shpenzimet e qeverisë gjithashtu janë të ligjshme. Jo në parimin e pensioneve, por në mënyrën se si ato trajtohen. Sepse ne duhet të shpjegojmë për taksapaguesit tonë  pse ne jemi duke bërë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë.”

Christian Heldt, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë (29/03/2019)

Burimet:

https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/10155996553551479

https://www.koha.net/arberi/153133/ambasadori-zviceran-ju-paguani-veterane-te-rrejshem-ne-investojme-ne-projektet-tuaja-ndash-ska-logjike/

https://www.facebook.com/ruairi.oconnell.71/posts/831624233856565

https://www.koha.net/arberi/153551/ambasadori-gjerman-mbeshtet-deklaratat-e-ambasadorit-zviceran/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*