Lajmi dhe deklaratat e fundjavës

Radovan Karaxhiq, lider i luftës i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në procedurën e ankimimit u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit etj. Ai në gjykimin e parë ishte dënuar me 40 vjet burg.

Aktgjykimi i Karaxhiqit në Hagë, nuk i ka përfshirë të gjitha krimet dhe gjenocidin ndaj boshnjakëve. Megjithatë ky aktgjykim është një akt i rëndësishëm civilizues e moral. Nuk ka përparim në këto hapësira derisa populli serb, posaqërisht elitat serbe nuk e gjykojnë qartazi gjenocidin dhe krimet e luftës dhe nëse nuk distancohen nga kriminelët. Të arsyetosh ose të glorifikosh kriminelët do të thotë në vend të përgjegjësisë individuale të potencosh përgjegjësinë kolektive, nacionale e shtetërore.

Dr. Muamer Zukorliq, deputet i Sanxhakut në Beograd

Sërish në disa qarqe ekspertësh po flitet për domosdonë e kthimit në Kodin penal të dënimit me vdekje. Ani se me vite të tëra kam qenë kundër dënimit me vdekje, megjithatë do të përkrahja atë propozim nëse do të dënoheshin me vdekje të gjithë ata që deklarojnë se në Srebrënicë është kryer gjenocid.

Dr. Vojisllav Sheshel, deputet dhe kryetar i partisë radikale të Serbisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*