“Lidhja” në kthetrat e vdekjes

Shkruan:
Donika Gërvalla

Ish-Lidhjes Demokratike të Kosovës, të uzurpuar nga “Lidhja” e sotme, vdekjen nuk po ia sjell vetëm Isa Mustafa me partnerë të tij, por ne radhë të parë vet struktura e saj. Nëndegët dhe degët e saj ka vite që nuk kanë guxim të thonë as edhe një fjalë të vetme kur kryesia në Prishtinë merr vendime në dëm të Kosovës dhe të LDK-së. Si qyqana veç në kafene i dëgjon duke debatuar mes vete, por asnjëherë në publik. 
Nuk folën as kur “Lidhja” e Isa M
ustafës theu besën e dhënë dhe bëri koalicion me PDK-në, as kur e bënë me dhunë dhe presion Hashim Thaçin, president kundër vullnetit të shumicës dhe me pasoja shumë të rënda për vendin, as kur Isa Mustafa mbronte demarkacionin e Thaçit me Malin e Zi dhe humbjen e mijëra hektarëve tokë Dukagjini. 
Nuk e hapin gojën as tash kur çohet nëntoka dhe ua sulmon znj. Vjosa Osmani, të vetmin personalitet, në emër të të cilit në zgjedhjet e fundit nuk kishin frikë të trokisnin në dyert e votuesve të LDK-së për të kërkuar vota. 
Rrini, vetëm rrini dhe heshtni, ndërkohë që qytetarët presin nga ju veprime të matura dhe të guximshme.
Zdhjedhjet e ardhshme do të vijnë, herët apo vonë, por për “Lidhjen” tepër vonë. Koha e iluzioneve ka mbaruar.

Burim: https://www.facebook.com/donikagervalla

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*