Luftëtari i Kosharës letër Isa Mustafës: “Z. Mustafa, ti dhe 3-4 vetat tuaj në kryesi po silleni si ushtar të Hashim Thaçit”

Shkruan:
Sadat Fejza

 I nderuar z.Mustafa

Ne të kemi përkrahur për shumë kohë të gjatë madje edhe në disa raste duke besuar se disa vendime tuaja ishin ‘rrëshqitje’ të rrethanave. Edhe në vendimin tuaj të djeshëm, që më shumë është marrë si duket në emër të kryesisë së LDK-së apo të disa vetave, ne ashtu vrullshëm dhe në gjaknxehtësi, duke besuar në irritimin që mund të kishte shkaktuar vendimi i Albin Kurtit ngarendëm t’ju jepnim mbështetje.

Por, si duket e vërteta s’paska qenë fare ashtu, ai proamerikanizmi që ju dhe disa nga zyrtarët e LDK-së e mbështesni në publik.

Këtë filluam ta kuptojmë si mungesë sinqeriteti tuaj, kur ju ngarendët që të nesërmen ta takonit për bashkëpunim Ramush Haradinajn, që veç tjerash ju rrëzoi juve nga Qeveria apo ishte promotor.

Edhe tash në një mënyrë, por kësaj here me kërkesën tuaj, që ta rrëzoni një qeveri, ku gjysma e saj në raport me VV-në, nëse e llogarisim edhe postin e kryekuvendares.

Pra, z.Mustafa nuk e po e rrëzoni thjesht një Qeveri Kurti apo të VV-së, por edhe të LDK-së, koalicion që u ndërtua me aq shumë mund, ku ju ishit protagonisti kryesor.

Por, t’i shohim efektet dhe shkaqet e rrëzimit.

Ne do të ishim shumë dakord që ju ta rrëzonit për një antiamerikanizëm një kryeministër, nëse kjo është e vërtetueshme.

Por, pikërisht në debatin parlamentar në Kuvend për këtë çështje, asnjë nga deputetët tuaj mbështetës nuk foli për këtë problematikë të Qeverisë Kurti, që ne ta mbanim në mend. Ndërsa, zonja Osmani, tha se garantonte se nuk e njihte bash asnjë anëtar (nga shqiptarët besoj) në këtë Qeveri që të ishte sado pak antiamerikan.

Ndërsa, mbrëmë këtë pretendim tuajin e rrëzoi zonja e shkëlqesisë ambasadorit amerikan në Kosovë, z.Kosnet, duke iu bashkuar protestës qytetare, në kushte të jashtëzakonshme, për zhvillimin politik, i cili e arriti kulmin me insistimin tuaj.

Ne kemi informacione të besueshme se ju keni shkelur marrëveshjen me ambasadorin Kosnet apo edhe më keq, e keni shkelur fjalën e dhënë për këtë koalicion.

Natyrisht që rënia e këtij koalicioni nuk do të kishte aq rëndësi në rrethana normale, por ju treguat, edhe pse kërkuat gjendje të jashtëzakonshme, se nuk ju intereson fati i shqiptarëve.

Ju e kishit aq gabim me insistimin me bisedime, sa Albin Kurti, që nuk e hoqi taksën 100%,në kohën që situata me koronavirusin, jo vetëm në Kosovë, por veçmas në botë, i ka pezulluar këto dy çështje.

Gjendja e jashtëzakonshme

Kjo u kërkua në mënyrë eksplicite nga Thaçi. Ju dolët në publik ti kërkonit ta paraqisnit si një ide tuajën, që në fakt ishte kërkesë e Thaçit. Pastaj këtë e bëri edhe Agim Veliu.

Pra, ju vetë dolët me kërkesa të padiskutuara më parë me Kryeministrin, madje duke u bërë me kundërshtarin kryesor të koalicionit.

Por, ajo që është më e rëndësishme z.Mustafa ti dhe 3-4 vetat tuaj në kryesi, po silleni si ushtar të Hashim Thaçit. Pra, juve nuk ju intereson aspak pritshmëria jonë, por pritshmëria nga ju e Thaçit.

Ne prisnim që ju në një kohë rekord, që tashmë kishte nisur si periudhë izolimi e Thaçit, nga Kuvendi dhe nga Qeveria, ju u bëtë apo më saktë vendosët ta bënit kurban të Thaçit  LDK-në, pra në vend të izolimit institucional, për shkak të bisedimeve të tij sekrete me qëllim ndarjen e Kosovës, ju kërkuat që ta shpërthenit izolimin e tij me rrëzimin e Qeverisë.

Tradhtia kombëtare – humbja e territorit

Por, ka edhe më keq ju po kërkoni që të merrë fund dialogu me Serbinë, pavarësisht se çfarë rezultati mund të sjellë për Kosovën.

Hashim Thaçi e ka bërë të qartë, shkëmbimin e territori, këtë po e konfirmojnë shumë miqë tanë amerikanë, diplomatë, ekspertë e madje edhe nga Departamenti i Shtetit, rol të cilin ia dha z.Palmer, por që lobimi i fuqishëm i Thaçit me elemente të huaja, bile serbe e të boshtit ortodoks.

Pra, z. Mustafa, ju po bëni një tradhti kombëtare duke e ndihmuar një tradhtar të kombit, që të humbin shqiptarët nga serbët pas fitores madhështore të para gati 21 vjetëve.

Njëkohësisht ju po e ndihmoni Thaçin të çlirohet nga kurtha e krimeve në të cilat është zhytur për më shumë se 20 vjet, dhe pikërisht në kohën kur duhet t’i dorëzohet Gjykatës speciale, dhe ta dorëzojë edhe detyrën presidenciale.

Vrasjet politike dhe Gjykata speciale

Pra, ju po e kryeni edhe një krim të rëndë penal dhe politike, duke e ndihmuar që ai ta shmang një proces gjykimi, ku ai pritet të akuzohet për disa vrasje politike, të figurave shumë të rëndësishme të LDK-së.

Që për çudi sa ishit në fushata zgjedhore premtonit zbardhjen e tyre, por kur e patët rastin për këtë i heshtët të gjitha. Tregoni çfarë po fshihni?

Ju as nuk po kërkoni llogari për vrasjet politike kur po vini në pushtet, pra as tani!

Në vend që ju t’i kërkoni dhe ta mbështesni për muri Albin Kurtin, duke i kërkuar që të zbardhen vrasjet politike jashtë mandatit të deklaruar për Gjykatën speciale, ju po e shmangni këtë mundësi, madje edhe vet zoti Veliu, hoqi dorë nga mundësia e artë, që ta kuptonte vetë të vërtetën për atentatin ndaj tij.

Pra, z.Mustafa në përmbledhje të gjithë kësaj, ua bëjmë me dije, se tradhtitë sikur nuk i pranojmë nga e majta, apo nga klani “Pronto’ apo të komandantëve të “Rognerit”, nuk i pranojmë as nga shtëpia jonë e përbashkët.

Nëse doni të vazhdoni në këtë rrugë arrogante, tinëzake, tradhtare, sikur keni bërë kur e keni zgjedhur president Thaçin duke shkelur dhe tradhtuar votuesit dhe interesat e Kosovës, para së gjithash, pra duke i mbivënë gjithmonë interesat e marrëveshjeve tuaja, apo të LDK-së me parti, ku ju gjithmonë merrnit tortën, keni shtypur dhe tradhtuar interesat e të gjithë neve, që falë votës, dhe madje edhe luftës sonë, ju e gëzoni këtë që keni.

Pra, ne nuk mund të pranojmë një tradhti apo një varg tradhtish të reja nga ju dhe klani që e keni krijuar! Para se të vazhdoni në këtë rrugë, më mirë e keni që me njerëzit tuaj të shkoni në PDK ta shpallni veten si fraksion të PDK-së, dhe LDK-ja të mbetet aty ku është.

Zvicër, 19 Mars

Burim: http://gazetashqiptari.com/luftetari-i-koshares-leter-isa-mustafes-z-mustafa-ti-dhe-3-4-vetat-tuaj-ne-kryesi-po-silleni-si-ushtar-te-hashim-thacit/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*