Mediet në 20 vjetorin e çlirimit

Shkruan:
Xhafer Shatri

Ne, argatët e vjetër të medieve, kurrë nuk kemi besuar se në Kosovë një ditë do të ketë ketë kaq shumë medie. Fundja kjo lidhet me lirinë.

Por nuk kemi besuar gjithashtu se, edhe 20 vjet pas Luftës, do të kemi mungesë kaq të madhe të profesionalizmit në mediet tona.

Për këtë bindet çdonjëri që përcjell mediet e huaja dhe qëmton artikuj e emisione që pasqyrojnë çështjen e Kosovës dhe jo vetëm këtë.

Sot dëgjova një emision në Radio Pesçanik, medie e njohur opozitare në Beograd, ku, nën drejtimin e gazetares veterane, Svetllana Llukiq u trajtua tema “Kumanova 1999 – 2019“.

Ajo kishte ftuar në emision një historian të ri serb dhe dy specialiste të Fondit Humanitar.

Në këtë emision njëorësh njeriu mëson aq shumë për historinë e Kosovës dhe marrëdhëniet e Serbisë me shqiptarët, sidomos për krimet dhe diskriminimin, sa të kishte elexuar një thes me libra.

Ne mungesë kohe që ta përkthej, këtë do të duhej ta bënin mediet tona, ia sygjeroj çdonjerit prej miqve të mi, atyre që nuk i njoh, por edhe të tjerëve që ma kanë bërë me dije se, thënë më së buti, na ndanë çdo gjë, që ta dëgjojnë me vëmendje këtë emision, sepse në të pasqyrohen të vërteta që shtetin serb e zhveshin nga çdo e drejtë në Kosovë dhe mbi Kosovën.

Dëgjojeni se do të mësoni shumë:

https://pescanik.net/kumanovo-1999-2019/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*