
E dashur Familje Hadri
Sot për ju, Familjen e Enverit, për miqt e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët e ndërgjegjshëm kudo që janë, është një ditë pikëllimi, një përvjetor i dhimbshëm që na bën të gjithëve të kredhemi në kujtime përgjithmonë të freskëta; ta kujtojmë Enverin bashkë e me shumë mallë. Të mburremi të gjithë me të, me përkushtimin dhe këmbënguljen e tij, me idealizmin e qashtër të cilit Enver HADRI i mbeti besnik deri në vdekje.
Në përvjetorin e njëzet e nëntë të vrasjes, të gjithë ne, po sidomos ju, e kemi një ngushëllim : Vrasësit e tij u zbuluan, u demaskuan dhe u dënuan siç e meritonin. Kjo ndodhi më së shumti fal juve, familjes së tij, e sidomos falë Teutës.
Ju përgëzoj dhe ju falënderoj përzemërsisht për këtë fitore që korrët, duke nderuar kështu jo vetëm Enverin, por edhe të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që janë të vetëdijshëm se Liria e Kosovës është rezultat e mednjendriturve dhe guximtarëve si Enver Hadri.
Në pamundësi që të jemi te ju, ju siguroj se krejt familja ime është shpirtërisht me ju.
Ju siguroj se ne i dijmë përmasat e dhembjes tuaj, gjithë dimensionin e vuajtjeve dhe sakrificave të papërshkrueshme për ta ruajtur emrin e mirë të Enver Hadrit dhe të familjes tuaj.
Juaji e përgjithmonë me Besë,
Xhafer Shatri
Be the first to comment