Në kurthin e Tukididit: Lufta e re shqiptaro-serbe

Shkruan:
Sadri Ramabaja

Analizë mbi gjeopolitikën rajonale

 Insistimi për ripërkufizim (razrgraničenje) me shqiptarët, flet se Beogradi nuk e njeh hartën politike të Europes Juglindore. Madje në Beograd ka koka aq të nxehta sa nuk hezitojnë të ringjallin aspiratën e shekullit XlX për shndërrimin e Serbisë në një Sardenje të Ballkanit, pra të krijojnë një supershtet të bashkuar në Ballkan nën zotërimin serb. Aleksander Vuciqi, presidenti serb, është njëri nga ata pinjollët e shovinizmit serb që e sheh Beogradin si kryeqytetin e këtij shteti, ndërkaq procesin e Berlinit në dobi indirekte të kësaj ideje!

Shqipëria dhe shqiptarët në njëren anë, dhe Serbija e serbët ne anën tjetër,kështu si janë

sot, te ndarë në dy e tri entitete shtetërore, ose nëser të bashkuar e strukturuar në

federata përkatëse, megjithatë, vazhdojnë të kenë fuqi balancuese për rajonin e Evropës Juglindore. Që të  dy këta kombe, pjesa e parë e ketij shekulli, duket se do të jetë porta që do ti shpjerë ose drejt kurthit  të Kutididit- Luftës vendimtare për hapësirë, ose drejt shtegut të paqes, që do t’u garantojë mireqenie dhe prosperitet për pjesën e dytë të shek.XXI e tutje, që do ta shndërronte rajonin në oazë të paqes dhe prosperimit të shtetit të së drejtës.

‘’New York Times’’ në një artikull të gjatë lidhur me perspektivën e raporteve mes Kinës dhe SHBA-ve, së fundmi godiste ne shenjë: ”Së bashku ato  munden të farkoinë  paqën botërore, por si kundërshtare mund ta shpiejne botën drejt greminës”. Modus  Moriendi ose Modus Vivendi, luftë ose paqe – që të dyja mundësite janë në duart e tyre.

Duket se kjo vlenë, per këtë pjesë të Europës Juglindore, edhe për raportet mes dy kombeve me historinë më të pergjakur – mes shqiptarëve dhe serbëve.

FENIKSI SHQIPTAR PËRBALLË UJQËRVE TË STEPËS                                             

Ne që kemi jetuar në të dy hapësirat jetësore [në atë shqiptare dhe serbe] që pas përfundimit të luftës [ 12 qershor 1999] dhe dhënies fund të kolonializmit njëshekullor të Kosovës, ka përpjekje për një lloj marrëveshje politike që  do të mund t’i jep fund status- quosë, respektivisht gjendjës se ngrirë, duke krijuar kështu parakushtin e domosdoshëm, të afrmit e pajtimit mes dy kombeve, e më këtë edhe ecjes drejt të ardhmës prosperuese ndërfqinjesore e Evropiane, por, fatkeqësisht, duke i marrë më shumë në konsideratë interesat strategjike Serbe, në dëm të interesave jetike Shqiptare!  Paralajmërimi për mundësinë e aderimit të Serbisë tok me Malin e Zi në BE për vitin 2025, duke intensifkuar edh emë tutje mosnjohjen e pavarësisë  së Kosovës nga pesëshja e BE-së [Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja] e me këtë edhe mbajtjen e saj [pra të Kosovës] tutje si geto të mbyllur, flet shumë për mungesën e një agjende gjeopolitike të BE-së për rajonin dhe trajtimin jo të dinjitetshëm të shqiptarëve.

Në Serbi, siq deshmojnë edhe protestat disajavore  gjithandej në qytetet kryesore serbe, por edhe përbërja e parlamentit, dominojnë forcat e së djathtës ekstreme. Qendrimi i tyre ndaj Kosovës  deshmon se sa janë ato të ngarkuara me energji negative. Ndërkaq shpërthimi  i këtyre energjive negative u vu re botërisht sidomos pas vendimit  të Qeverisë së Kosovës  që ndërlidhet me tarifat për produktet Serbe dhe intencën për t’i dhënë fund epokës së neokolonializmit, që dominoi këto dy dekada pas luftës.

Atë vendim parasëgjithash duhet kuptuar ashtu si ishte : Vullnet politik për çlirimin e dytë të Kosovës. Nëse UÇK-ja e mbështetur nga NATO, pra nga aleatët tanë Perendimorë, i kishte dhënë fund në qershor të 1999 pzitës koloniale të Kosoves, vendimi per tarifat  po shenjonte fillimin e fundit të pozitës neokoloniale serbe, që asaj ia kishte garantuar UNMIK-u me politikat e tij ekonomike e fiskale, duke i hapur tash më rrugë rivalitetit gjeopolitik.

Shih për këtë duhet të kemi mirëkuptim pse sot bien kambanat e alarmit në Beograd, por nuk mund ta mirekuptojmë reagimin e Brukselit!

Sa herë që shqiptarët kanë hedhur hapa serioz të rizgjimit dhe fuqizimit të  pozitave të tyre, duke u faktorizuar në rajon, siç po ndodhë në këto dy dekadat e fundit me Shqiperinë dhe Shqipetarët, tek pala tjeter, pra tek Serbia, si fuqi që ka dominuar ish Jugosllavinë, por që kishte rol dominant edhe në Evropën Juglindore, vetvetiu zgjohet ndjenja e shqetësimit dhe pasigurisë.

Zgjidhja e kësaj nyjeje historike do të mund të bëhej fare ngjajshëm si me rastin e Britanisë së Madhe dhe Amerikës në epokën postkoloniale, por situata mund lehtë të preciptojë drejt një lufte të re, siq ndodhi pas vitit 1900 mes Britanisë së Madhe  dhe Raihut Gjerman ose siq shprehet Theo Somer për raportet mes Kinës dhe SHBA, diçka e ngjajshme “siq ndodhi 2500 vjet më parë mes Spartës dhe Athinës”. [th.Sommer, Cina FIRST ,Munchen 2019, f.353]

Historiani Grek Thukydides ka përshkruar në detaje se si që të dy qytetet – shtete Helen, në gjendje po thuajse të mpirë prej Somnabuli, kishin rënë në kurthin e shthurjes. Në veprën e tij të njohur  me titull sugjestiv “Destined For War”, profesori i njohur nga Universiteti i Harvardit, politikologu Graham Allison, kthehet për 2400 vite prapa në histori dhe citon nga vepra e Thukydidit mbi luftën e Peloponezit këtë fjali: “Ishte ngritja e Athinës dhe brenga e shqetësimi që kjo ngritje shkaktoi tek Sparta, që e bëri luftën te pashmangshme”,

Duke e percjellë gjendjen e krijuar ndërkohë mes Serbisë dhe Kosovës, veçanrisht reagimet  e krerëve të Serbië që nuk marrin mundin fare të fshehin muskujt kërcënues përmes pozicionimit të divizioneve të tëra të ushtrisë në kufi me Kosovën, dhe tash së fundmi edhe me paradën ushtarake që më tepër ishte një karshillëk, shtrohët logjikshëm pyetja:

Mos vallë, ngritja dhe prosperimi i Republikës së dytë shqiptare [Kosovës], e me këtë faktorizimi i kombit Shqiptar, ta ketë po të njejtin efekt në Serbi?

Në rastin e Athines dhe Spartes, Tukitidi potenconte dy faktorë që po e vinin qerren e luftës në lëvizje: Në njëren anë orekset  në rritje  të Athinës, që ishin produkt i një  lloji ndjesie në ngritje e që shenojnë atë lloj vetëvlerësimi superior, ndërkaq në anën tjetër vihet re një lloj pasigurije, drojë, madje edhe nje lloji vendosmerie  për ta ruajtur status QUO-në nga ana e fuqisë tashmë të etabluar të Spartës. Ne gjykimin e Tukitidit, qëndrimi i Athinës ishte i parevokueshëm. Në përmasat për aq sa fuqia e saj ishte në ngritje, rriteshin edhe ndjesitë se ajo po trajtohej jo mirë, duke sforcuar bindjen se fuqia e vjetër ta shmë do të duhet të përshtatej me realitetin e ri.

Historiani Grek gjithashtu kishte vënë re se Sparta i cilësonte sjelljet dhe qëndrimin e Athinës si të paarsyeshme, por edhe se i ishte rrezikuar roli dhe pozicioni i sai dominues që  nga Casti kur filloi ngritja dhe mëkembja e Athinës. Modeli se si dy qytetet – shtetet hynë në luftën  e gjatë 30 vjeqare, me te gjatën në antikë, e se si që të dyjat  në fund përjetuan humbje të mëdha duke u dobësuar tej mase, sa nuk përballuan dot pastaj mësymjen e Persëve, na e ka dëshmuar mirë historia.

Ky lloi i dinamikës së nocionit historik, se mos vallë ndërkohë e ka vënë në lëvizje qerren e luftës së Serbisë  (e me kete edhe të kombit serb) edhe të Kosovës  (e me këtë edhe të kombit Shqipëtar), duke i paraprirë krejt kësaj përplasjeje një mësymje e furishme e Serbisë përë aneksimin e veriut të Kosovës, duke llogaritur me shumë në një ‘blic krig’?

Hulumtimi që ka bërë Allisoni në këtë rrafsh ka këtë rezultat: “Në njëmbëdhjetë nga  gjashtëmbëdhjetë raste të trajtuara të  500 – vjetëshit të fundit, në të cilat raste kemi të bëjmë me zhvendosje të shpejtë te fuqisë mes një force në ngritje  dhe kombit zaptues paraprak, lufta ishte  si përfundim, rezultat.” [Th.S po aty, f. 355] në këtë lloj luftërash për  hegjemoni, drejt luftës preventive, rrëshqiste fuqia e etabluar, nga fuqia në ngritje, ndërkaq, kishte kundërvënie, kur forcat de fakto ishin pak a shumë të njejta. Ne rastin konkret, natyrisht forca ushtarake e Kosovës  eshtë embrionale, pakrahasimisht më e dobët  se ajo e Serbisë , por pikërisht ky fakt mund të nxis Serbinë që, në emer të preventivës, të mësyej aksionin për aneksimin e veriut të Kosovës. Dy nga keto dymbëdhjetë rastet e trajtuara nga Alison-i kishin të bënin me rivalitetin mes Britanisë se Madhe dhe Gjermanisë para Luftës së Parë Botrore, si dhe sfida japoneze ndaj SHBA-ve, që erdhi deri LDB me përmasa të përgjakëshme për krejt rruzullin tokësor.

Sidoqoftë nuk do të thotë  gjithësesi se lufta e sërishme mes Kosovës  dhe Sërbisë është e pashmagëshme. Histora na dëshmon se feniksi Shqiptar u përball vetëm në vitet  1878-1999 me ujqërit  e Stepës, jo më pak se shtatë herë radhazi. Fillimisht duke e humbur Toplicën [1878]; pastaj duke humbur Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe gjithë Kosovën e një pjesë të vilajetit të Manastirit [1912]. Tutje gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike [1912-1914]; Pastai gjatë Luftës së Parë Botërore e që do të vazhdonë me luftën e Kreshnikëve [Kaçakëve, siq njihet në popull lufta e viteve 1918-1924]; Tutje gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në epilogun e saj [1944-45] për t’i dhënë fund me luftën e UÇK-së [1998-99] kur edhe u çliruam në  Kosovë, por pa  Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe pa Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Në katër prej gjashtëmëdhjetë rasteve të trajtuara nga Alison-i dhe ekipi i tij, rivaliteti mes fuqisë në ngritje dhe asaj të etabluar, nuk kishte përfunduar me luftë. Arsyeja ishte: Vetëpërmbajtja dhe venerimi i interesave strategjike të dyanshme që kishin shmangur luftën. Pse mos të jetë rasti i Kosovës dhe ai i Serbisë rasti i pestë në këtë vazhdë, që nuk rreshqet drejt luftës? Arsyet dhe interesat strategjike te dyanshme anojnë nga paqa dhe prosperiteti.

TAIVANI,  “ZAJEDNICA“ SERBE DHE MITI MBI  “DJEPIN E KOMBIT”

Në preambulen e kushtetutës së RP te Kinës theksohet taksativisht:” Tajvani është pjesë e territorit të shenjtë të Republikës Popullore të Kinës’’.  Tutje vazhdn të potencohet obligimi shtetëror e kushtetues: ”Është detyrim i shenjtë i gjithë popullit kinez, përfshirë edhe qytetarët e vendit në Taivan, që ta përmbushin detyren madhore  te ribashkimit të atdheut”.

Disi ngjashëm trajtohet edhe Kosova, natyrisht krejt në kundërshtim me realitetin historik, demografik e logjik në kushtetuten aktuale Serbe. Në preambulën e saj, po edhe në pjesët normative, potencohet taksativisht se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa monumentet kishtare, bashkë me hapësirat përreth tyre trajtohen si gjoja dëshmi e historisë, duke formuluar një pseudoargument se ajo paraqet “djepin  e Serbisë”!

Edhe në tekstet shkollore të historisë tashmë është etabluar ky cilësim i Kosovës si  “tokë Serbe”. Ja se çka ka shkruar në preambulën e kushtetutës Serbe: “bazuar ne traditën shtetërore të popullit Serb dhe barazisë …[f6]….qytetarëve dhe bashkësive  etnike në Serbi; Bazuar në faktin qe Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë, pra se ka pozitën e sai si pjesë përbërse e shtetit sovran të Serbisë  dhe se nga kjo  pozitë Krahina Autonome e Kosovës, organet e saj si dhe të gjitha organet shtetërore kushtetuese kanë obligime dhe detyra të mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha mardhëniet politike të brendshme e të jashtme“, ndërkaq në kapitullin e shtatë të kushtetutës serbe,  Kosova trajtohet si pjesë organike e saj në shtatë nene të veçantë.

Nëse potenciali ekonomik dhe ai ushtarak i Kinës, tok me vullnetin politik, flasin në dobi të ribashkimit të Tajvanit me Kinën  në një perspektivë  jo të larget, madje pavarësisht kundërshtimit të sforcuar të SHBA-ve, ky gjakim edhe mund të behet realitet.

Rasti i Krimesë, por edhe procedanët tjerë që po krijon agjenda e gjeopolitikës ruse, shkon gjithashtu në dobi të agjendes  politike të Kinës. Nëse presioni ndaj Taipeh-ut (kryeqendra e Taivanit-S.R) nga ana e Kinës, po edhe nga qytetarët rritet cdo ditë, reagimi i të djathtës tradicionale Kineze (koumintang), qe e ka shënderru Taivanin në një bazë të fuqishme ushtarake nga më të rrezikshmet në planet, fare lehtë  mund të dorëzohet, si do të jetë atëherë reagimi i SHBA-ve?

Dy partitë parlamentare të Taivanit janë aktive pro ribashkimit me Kinën. Propaganda kineze që garanton lehtësira ekonomike dhe mirëqenje për 137 milion qytetar të ishullit, është permanente. Shih për këtë, ky ishull fare leht mund të shndërrohet në flakadan të luftës së Tretë Botërore.

A mund të tërhiqen paralele mes këtij ishulli kinez dhe “Zajednices” Serbe nesër në Kosovë? Krahasimi gjithsesi çalon dhe duket tërësisht i shpifur. Por, kështu nuk gjykon Beogradi, meqë si “Zajednicë Serbe” de fakto e trajton gjithë Kosoven, si “djepi i Serbis, pra si “djep i kombit eerb” etj. Oligarkët pashiqian të Beogradit ende e mbajnë gjallë idenë e rikthimit të Serbisë në Kosovë. Në kët terren strategik, gjykon Beogradi, ndryshimet e karakterit gjeopolitik të pritshme që të ndodhin në Ukrainë, në Taivan etj. mund të prodhojë ndonjë aksion spektakular të rikthimit të Ushtrisë Serbe në Kosovë, ose së paku në “Ishullin Verior’’ të Kosovës. Aktualisht, përmes dialogut në Bruksel dhe të takimeve të fshehta, po ushqehen këto iluzione të ëndrrës serbe tash më e ngritur në agjendë politike zyrtarë. Në ndihmë të kësaj agjende ishte edhe forumi i Alban-ut në Austri dhe shërbimet e një lagjeje diplomatike të Europes ne krye me znj. Mogerini, Përfaqsuese e lartë e Politikës së Pashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Para këtijë eshaloni të diplomacisë proserbe, duket se tashmë janë rreshtur individ e qarqe të politikës shqiptare nga Prishtina e Tirana! Përpjekja e Serbisë që, qoftë edhe me “Marrëveshje” ta aneksojnë  veriun e Kosoves, dëshmon edhe një herë se sa e predisponuar po tregohet Serbia që të bie me të dy këmbët në kurthin e Tukinidit.

Nga çasti i hyrjes së Donald Trump-it në Shtëpin e Bardhë, por realisht edhe me shpëtu, nga momemti kur Zuo Jiping-u kishte promovuar të ashtuquajturën strategji mbi “raportet e rolit të superfuqive” [ 2012], pozicioni gjeopolitik edhe i Europës Juglindore kishte filluar të pësojë ndryshime  të ndjeshme. Këtë ndryshim e  shpërshfaqi  këshilltari për qeshtje të siguris i Presidentit të SHBA-ve, J- Bollton në fjalimin e tijë në KIev [2018].

Ky pozicion i ri, automatikisht ndikoi në raport mes dy kombeve  rivale në Ballkan (kombit shqiptar e atij serb). që të shënojë kuota të reja përplasjeje. Serbët, duke shfrytëzuar momentin politik, tentojnë t’i zgjerojnë sferat e tyre të interesit, madje edhe duke imponuar korigjimin e kufirit të Kosovës,  që de fakto nënkupton aneksimin e veriut. Deklarata e presidentit serb A.Vuciq  për rikufizimin (razgraničenje) me shqiptarët, flet qartë se Serbia tashmë ka rënë brenda perimetrit të kundërt të Tukididit. Në këtë rast do të mjaftonin ca ndeshtrasha (provokime) të rëndomta që di t’i improvizojnë shërbimet sebe të inteligjencës (të kujtojmë “Trenin Rus”, vrasjen e Oliver Ivanoviqit], që konflikti të bëhet i  pashmangshëm, ndonëse skifterët e luftës tashti nuk mungojnë as në Prishtinë.

Presidenti serb në  turnin e tij në qytetet afër kufirit me Kosovën, duke filluar me Vrajën, dikur njëri nga qytetet etnikisht më të pastër shqiptare (1877), e deri në Kurshumli e në  Medikën (Medvegjen) time, dëshmon qart se është po ai që ishte gjatë luftërave në ish Jugosllavi [1991-1999], si zëdhënës i Millosheviqit, duke ushqyer tutje ,,shpirtin luftarak” të çetnikëve të tij që tashmë e dominojnë Parlamenti Serb.

EKSPANSIONI KINEZ DREJT BALLKANIT, AKT GJEOPOLITIK

Përse potencova  në fillim të kësaj eseje rastin e Taivanit dhe më pas këmbënguljen e Sebisë për ta mbajtur kaq gjatë ,,rastin e ngrirë” të veriut të Kosovës, shëmbëllim i modeleve të ngjajshme në Qipron Turke, Krime, Ukrainën Lindore etj.?

Ka kohë që në qarqet akademike Serbe, por edhe në nivelet me te larta të politikës, krahas rolit në ngritje të Rusisë, i kushtohet vëmendje e veçantë edhe ngritjes së Kines. Në mediat më seroze nuk ka kaluar pa u komentuar deklarata  e D.Trump-it pas takimit me presidentin Kinez që flet  në dobi të tezës për një një rishikim të politikave reciproke që favorizojnë një lloj bashkëpunimi në dobi të raporteve Kinezo Amerikane të G2-shit.,,Unë mendojë se ne mund t’i zgjidhim pothuajse të gjitha problemet e Botës”, e shprehur në nje rast Trump-i.

Në këtë rirreshtim të ri të mundshëm, Beogradi tenton të zë hapin, duke hapur të gjitha portat për investitorët kinez. Banka htetrore kineze EXIM tashmë është prezente me investimet e saja në disa fusha. Ajo ka startuar me ndërtim autostradash në Maqedoni, në Mal të Zi dhe pretendon që këtë rrjet ta permbyllë me Serbinë. Në Beograd konsorciumi Kinez ‘CHINA ROAD AND BRIDGE CONSTRUKCTION’ ka ndërtuar një urë të gjatë mbi Danub qe kapë shifrën prej 170 milion eurosh, 85% e së cilës është kredi. Diku 700 milion euro janë duke u investuar në një termoelektranë dhe në ndërmarrjën më të madhetë vendit për përpunimin e çelikut në Smederevë, që pritet të kalojë në duart e Kinezve. [Th. Sommer:2019). Një projekt tjetër i rëndësisë së veçant që po investon Kina në interes të Serbisë, është edhe hekurudha e shpejtësisë së lartë mes Budapestit dhe Beogradit, që ka diku 350 km, e ku parashihen të investohen rreth 3.2 miliardë euro. Modernizimi i kësaj hekurudhe pritet të përfundojë në vitin 2023, me ç’rast do të shkurtohet koha e lidhjes së këtyre dy qendrave  nga 8 orë, sa është tashti, në 3 orë. Krahas kesaj, është lënë e hapur mundësia e modernizimit e të gjitë shtegut hekurudhor nga Athina në Budapest.

Këto dhe projekte tjera që planifikojnë Kinezët t’i financojnë në rajon, me theks të veçantë në Serbi, vijnë si rezultat i hezitimit të investitorëve nga BE-ja dhe përgjithsisht Perendimi. Këtë hezitim dhe këtë hapësirë ndërkohë po e shfrytzon Kina, por gjithëmonë e rivalizuar nga Rusia dhe Turqia.

Në krejt këtë mësymje, Kosova mbetet jashtë vëmendjes kineze, meqë Kina nuk e njeh pavarësin e Kosovës, duke u arsyetuar se nuk tumirë politikat secisioniste që i ndërlidhë pastai me problemet e brendshme si ato me Ujgurët dhe Tibetian, por duke mos e lënë anash as edhe rastin e Tajvanit. Sidoqoft investimet kineze edhe në Shqipri janë të ndjeshme.

Në një shkrim të gjatë të publikuar në ,,DIE ZEIT” të Hamburg-ut, ULRICH LADURNERdhe STEFFEN RICHTER kanë goditur pikërisht  në shenjë tek potencojnë se Kina përmes këtyre investimeve parasegjithash “ka për qëllim të rris ndikimin politik në Evropë. Kina dëshiron që në të ardhmen, qoftë edhe në rrugë indirekte, të ketë influencë në vendimmarrje në BE”

VERIU I KOSOVËS DHE SANGJAKU NË DRITËN E GJEOPOLITIKËS SERBE

Dialogu me Sebinë i ndërmjetsuar nga Brukseli, që startoi si teknik më 2011 dhe përfundoi si politikë me 2015-ën [sic] gradualisht, i është nënshtruar agjendës politike të Serbisë me BE-në dhe po shkon në dobi të gjeopolitikës serbe. Insistimi gjithnjë e më hapur për aneksimin e veriut të Kosovës, si dikur [1878] ai i Toplicës, duhet të shihet në funksion të prerjës, izolimit të Sanxhakut nga Kosova. Serbia e ka parasysh se me gjithë suksesin në politikat asimiluese, banorët autokton të Sanxhakut, që tutje mbesin shumicë, sado që deklarohen si Boshnjakë, me gjithë substratin Sllav dhe bjerrjen e gjuhës (sidomos nga brezi i ri), ata, megjithatë, veten e ndjejnë shqiptarë dhe rrjedhimisht lidhjen me Mitrivicën dhe Kosovën i konsiderojnë jetike. Në dritën e përmbushjes së agjendës politike që do të jetë në përputhje me interesat gjeopolitike dhe në dobi të gjeopolitikës serbe do parë edhe pushtimi i majës së Pançiqit nën hundët e KFORIT Francez, por edhe intencat për t’i shtënë në dorë majat e Shalës së Bajgorës, liqenin e Ujmanit dhe segmente të shfrytëzuara të Trepçes në veri.

Interesat gjeostrategjike të Serbis (gjithësesi edhe të Rusisë) janë cenuar me dështimin e puçeve në Podgoricë dhe Shkup dhe mbi të gjitha me aderimin e këtyre dy shteteve në NATO. Në këtë rrafsh, pra në përputhje  me këto interesa, duhet shikuar edhe refuzimin kategorik të Serbisë për aderim në NATO, qoft edhe në një të ardhme të largët, pavarësisht pjesmarrjeve të saj në misionet e ndryshme ushtarake të partneritetit me SHBA-të.

Ndërkaq në dritën e gjeopolitikës serbe do shikuar edhe suksesi që ka arritur ajo në kuadër të procesit të Berlinit, duke u imponuar si lokomotiva terheqëse e rajonit(!) Sidoqoft si Berlini edhe Brukseli e kanë tashmë të qartë se intenca e Beogradit për dominim të rajonit, duke mos e njohur tutje Kosovën, është e rrezikshme për sovranitetin, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Bosnjës. Veriu i Kosovës prandaj shihet nga Beogradi i ndërlidhur me Sanxhakun, e madje edhe me të ardhmen e Bosnjes, respektivisht Republika Srpska

Në prag të Luftës së Parë Ballkanike, në ate tablo të përgjithshme të raporteve ndërkombëtare, lufta e TRIPOLIPANISË [Libisë së sotme] do t’iu shërbejë satelitëve të Rusisë në Evropën Juglindore (Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria) për shpërfaqjen e apetiteve për zgjerim territorial në dëm të Perandorisë Osmane, që nënkuptonte de facto aneksim të ri të territoreve shqiptare. Sanxhaku i Pazarit të Ri, që ishte në përberje të vilajetit të Kosovës me qendër Shkupin, por që në rrafshin gjeostrategjik konsiderohej si një ,,pykë territori” ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, duke shërbyer tutje si urë lidhëse e natyrshme mes Shqipërisë veriore (pra atë botë vilajetit të Kosovës) dhe Bosnjës, ishte tepër i rëndësishëm në rrafshin gjeopolitik për t’i lidhur Serbinë me Malin e Zi. Shih për këtë, susët vazhdimisht u kërkonin atë botë satelitëve të tyre që të lidhin aleanca ushtarake për veprim të koordinuar antiosman. Të inkurajuar prej diplomatëve dhe agjentëve rusë, shkruan Norman Rich, shtetet sllave plus Greqia, hynë në bisedime të cilat rezultuan në formimin e koalicionit antiturk. [N.Rich; 2006]

Hallka e parë  në këtë koalicion, vazhdon Rich, ishte një marrëveshje për aleancë ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë e nënshkruar më 13 mars 1912. ,, Mirë, kjo është mrekulli, tha ministri i Jashtëm russ Sazanov, kur degjoi për alancen, – 500.000 bajoneta për ta mbrojtur Ballkanin. Kjo duhet të bllokojë përgjithmonë rrugën për depërtimin gjerman dhe pushtimin austriak’’ [N-Rich] /f. 426].

Aneksimi i Kosovës nderkohë [1912] edhe Sanxhakut (1912) dhe ndarja e këtij te fundit me Malin e Zi, është produkt i kësaj strategjie pansllave. Aneksimi i veriut sot, qoft përmes një marrëveshjeve, ku firmën nga pala shqiptare, do të mund ta vinte ndonjë nga marionetat e imponuara nga qendrat e vendosjes që gjatë luftës, qoftë përmes një ‘blic krige’ të akorduar paraprakisht, është vetëm një shtojcë e asaj që ishte realizuar më 1912! [f 18]. Diskutimi nacionalist, iracional serb në raport me Kosovën, me fokus veriun e saj, ka parapavijë të pastër strategjike. Nëse në epokën  e Luftrave Ballkanike, serbët tentonin të kishin dalje në det, ata tashmë ndjehen tërësisht të hendikepuar dhe pjesërisht edhe të izoluar! Interesi parësor  gjeostrategjik i Serbisë atëbotë ishte projektuar në dobi të vënies nën kontrollë të aksit Veri-Jug, që nënkupton grykën Moravë – Vardar, duke siguruar daljen në Selanik dhe përmes pushtimit të Kosovës, krijimin e parakushtit për pushtimin e Shqipërisë dhe me këtë edhe qasja në portin e Durrësit.

Por pothuajse nëntë dekada (1912- 1999), Serbia nuk arriti dot ta zhbënte qenien shqiptare në Kosovë, megjithëse gëzoi mbështetjen herë të hapur, më shumë të heshtur të disa fuqive të Perendimit dhe Turqisë. Të kujtojmë këtu shkarazi marrveshjen e Titos të vitit 1953 (në Rjekë)  me ministrin e Jashtëm Turk, Ismet Idonu, që ishte de facto vazhdim i projekteve të Akademikut Serb Cubrilloviq (1936 dhe1944) për shpërnguljen e shqiptarve nga Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia për në Turqi, e deri te projekti i shtatmadhorisë serbe të titulluar me emrin e koduar ,,Patkoi”[1999], i cili iu kishte ofruargjermanëve, dhe pastaj u bë publik nga shërbimi i fshet bullgar.

Krijimi ndërkohë i dy shteteve të pavarura (Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) i ka varrosur përgjithmonë projektet e sipërpërmendura të Serbisë për dalje në det. Ndërkaq insistimi për ndarjen e Kosovës (aneksimin e veriut), duket se ka të bëjë me interesin gjeostrategjik serb që konsiderohej i përmbyllur,e që ndërlidhet ekskluzivisht me Sanxhakun si ,,tokë serbe”, ose Rashkën e dikurshme. Konservimi i tij si interes jetik serb, sikur i ushqen tutje shpresat e Beogradit për rikthimin e Malit të Zi brenda Serbisë dhe sferave të interesit rus në në një të ardhme jo të largët, siç logarisin qarqet pansllave në Moskë e Beograd.

Për disa nuanca, momentiumi politik dhe tavolina e diplomacisë rreth dialogut Kosovë Serbi, sidomos pas vendosjes së tarifave për produktet Serbe (Boshnjake) nga Qeveria Haradinaj, na rikthen në javët e para të pragfillimit të Luftës së Parë Botërore dhe dilemat që kishte Berlini për situaten e krijuar. Kjo mëdyshje e Gjermaniss është paraqitur në mënyrë  më te hollsishme prej Gotlib Fon Jagov-it, kreut të shërbimit të Jashtëm Gjerman, në një letër të 18 korrikut drejtuar Linkovskit, ambasador gjermon në Britani, për t’i shpjeguar se përse gjermanët e quanin me rëndësi të dorës së parë mbështetjen ndaj Austrisë.

“Nëse austriakët nuk hidheshin tani në veprim, ata do ta humbin rastin e fundit për rehabilitim politik dhe qëndrimi i tyre në Ballkan do të shkatërrohej përgjithmon. Rezultati do të qe vendosja e hegjemonisë ruse në Ballkan, një zgjerim i palejueshëm i pushtetit dhe ndikimit rus, si për Gjermaninë, ashtu edhe për Austrinë”. (N.Rich:2006. f 464)

Përpjekja e Rusisë për akomodim afatgjatë në Serbi [baza në Nish,agjentura e shpërndarë mbi 3000 veta gjithandej në Serbi, madje edhe në veri të Kosovës nën petkun e organizatave humanitare dhe specialistëve të fushave të ndryshme] dhe gjithsesi në Spska Republika në Bosnje, duke mbështetur aneksimin e veriut të Kosovës dhe nënshtrimin e plotë të Sanxhakut, nga Berlini i sotëm, nëse jo nga Brukseli, do të duhej të cilësohej si akt i palejueshëm dhe gjithësesi i patelorueshëm. Në këtë frymë, mbase, duhet shikuar edhe punimet e fundit të samitit të Berlinit, dy javë më parë, ku vendosmëria e Angela Merkel,sikur zmbrapsi për një momet të gjithë ata që endërronin për një ripërkufizim të ri në rajon, që do të ishte në kurriz të Kosovës dhe interesave shqiptare përgjithësisht. Shih për këtë, Beogradit duhet t’i bëhet e qartë se kufijtë që ka përcaktuar konferenca e Dejtonit [1995] Serbisë në perendim, duke krijuar një entitet shtetror serb brenda Bosnjes [republika Spska] dhe ata që u shenjuan më 17 shkurt 2008 me aktin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës, në jug të Serbisë, jan të pacenueshëm.

Insistimi për ripërkufizim (razrgraničenje) me shqiptarët, flet se Beogradi nuk e njeh hartën politike të Europes Juglindore. Madje në Beograd ka koka aq të nxehta sa nuk hezitojnë të ringjallin aspiratën e shekullit XlX për shndërrimin e Serbisë në një Sardenje të Ballkanit, pra të krijojnë një supershtet të bashkuar në Ballkan nën zotërimin serb. Aleksander Vuciqi, presidenti serb, është njëri nga ata pinjollët e shovinizmit serb që e sheh Beogradin si kryeqytetin e këtij shteti, ndërkaq procesin e Berlinit në dobi indirekte të kësaj ideje!

Argumenti i përsëritur që dëgjohet në qarqet diplomatike gjithandej, e veçmas në Bruksel, më theks gjatë këtyre 8 viteve të dialogut mes Kosoves e Serbis [2011-203], që duket se gjen një lloj statifaksioni në diskursin juridik të Gjykatës Ndërkombtare në Hagë, i aplikuar sidomos gjat kohës sa gjykohej Hitleri i Ballkanit, presidenti serb Sllobodan Millosheviq, është se lufta e UÇK-së për lirinë e Kosovës është zhvilluar jo kundër popullit serb, pra ajo nuk cilësohet siç ishte luftë mes dy kombeve, por kunder regjimit të Millosheviqit,e që rezulton të mos jetë krejt korrekt. Populli serb, veçanrisht ata në Kosovë, që njihen si kolonë të ngulitur gjithandej në zonat më strateghike, kryesisht brenda periudhes 1918-1966, por edhe pjesa dërmuese e kombit gjithandej në Serbi e Bosnje, brenda hapësirss serbe, me entuziazëm ishte lidhur me kauzen e Millosheviqit që barazohej në dy teza: E para, zgjidhja e madhe, Jugosllavia nën hegjemoninë Serbe dhe e dyta – zgjdhja e vogël, krijimi i Serbisë së Madhe.  Që të dyja këto teza kanë burimin në vetë natyren e nacionalizmit serb, që në qendër ka ekspansionin territorial (Arbër Xhaferi: 2008). Në rrethana normale, siç pohonte figura më e spikatur ndërmjet atyre që bënë paqen në vitin 1814 [ ne Vjenë], Vilhem fon Humbold (që cilësohet si njëri nga Filozofët dhe eruditët më të mëdhej të kohës së tij), populli francez duke mbështetur me aq zjarr kauzën e Napoleonit për pushtimin e Evropës ,,kish humbur çdo të drejt për një paqe bujare”. [N.Rich:2006]. Po në këtë linjë gjykimi, është edhe raporti që do të mbajë popullin gjerman me kauzën e Hitlerit për pushtimin e Evropës dhe Botës gjatë LDB.

Në këtë rrafsh nuk bën përjashtim as populli serb dhe elita e tij. Këtë e verifikon sërish, pas dy dekadash, vetë presidenti serb, A. Vuciq, në fjalimin që kishte në një tubim me qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut [2018], duke iu rikthyer edhe mitit për ,,djepin Serb”! Natyrisht insistimi për Kosovën si ,,djep serb” ka të bëjë me të vërtetën për aq sa kanë të bëjnë edhe malverzimiet e tij për  Rashkën si ,,djep serb”, për Shumadin a Timokun si ,, djep Serb” etj. Të  ju kujtojmë që Serbia prej vendosjes së serbeve në Ballkan [ shek.Vll ] respektivisht që kur krijuan shtetin (1844), kanë ndërrruar jo më pak se 10 kryeqytete, prej Prizerenit, Krushevcit, Smederevës, Nishit e deri te Beogradi, tipike kjo për popujt nomadë e joautoktonë.

Natyrisht historia është në anën shqiptare. Është pikërisht Kosova, Dardanija antike, aty ku shqiptarët filluan betejën politike e ushtarake si Komb [ Lidhja Shqipetare e Prizrenit- 1878]  për formimin e shtetit modern shqiptar.

Por cilat janë motivet politike që elita Serbe rikthen artikulimin vend e pa vend të mitit serb për Kosovën? Miti serb për Kosovën ‘ngerthen në vete edhe element religjiozë, që nënkupton se pas Golgotës vjen ringjallja,  duke marrë kështu elemente të Dhjatës se Re, përkatsisht simbolin e vuajtjes [ kalvarit dhe ringalljes]’. [ A. Xhaferi: 2004]. Duke e paraqitur kombin serb në rolin e viktimës, ndërkaq të tjerët, shqiptaret dhe perendimorët [ NATO], si agresor, dhe në emër të mitit serb, elita serbe dikur edhe sot kërkon leje, respektivisht po pregadit alibinë për aneksimin e veriut. Dhe kështu sërish çet kokë  Kurthi i Tukididit, por kësaj radhe këtë gjakim të Sërbisë sikur po e ushqen edhe Brukseli, respektivisht shtetet që po tumirin ndarjen e Kosovës, qoft edhe nën platformen e akorduar mes Thaqit e Vuciqit për ndryshimin e kufijëve!

Por duke ia aneksuer veriun e Kosovës Serbisë, Brukseli do të duhej ta kishte të qartë se hyn në detyrime komplekse: Në atë të ruajtjes së paqes së pamundur në rajon! Qarqe të diplomatëve të shteteve tradicionalisht mike të Serbisë, që për objektiv duket se kanë restaurimin e Serbis së Madhe, pra realizimin e tezës së dytë të Millosheviqit me të cilen ai operonte në prag të shpërbërjes  së Jugosllavis, duke e trajtuar si partnere të përbashkët neser edhe BE.Por sidoqoft ky veprim asesi nuk është dhe nuk mund të jetë garancë për paqe dhe siguri të qëndrueshme në evropen juglindore.

EPILOG

Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan, duke egzaminuar shoqritë postkolonoale dhe nevojat e mëdha për kooperim, insiston me të drejtë se shoqëritë moderne duhet të jenë të hapura, jo vetem  në kontekstin aktual, por edhe në relacion me ardhmërinë. Bazuar në politikën e vazhdueshme të krijimit  të balancave mes fuqive të mëdha, pra në vetë realpolitikën, ndarja e Kosovës sot edhe mund të imponohet si akt vendimmarrës nga të fuqishmit, ngjajshëm si edhe iu imponua dhënia e 2500 ha tokë Maqedonisë  Veriore dhe 8200 ha kullosa, burime strategjike uji e maja  malesh, Malit të Zi [ 2018], por vendimi i imponuar mbi bazat e shpifura etnike për ndarjen e Kosovës pengojn qartas hapjen e perspektivës së paqes afatgjate dhe ardhmëris prosperuese.

Janë një varg argumentesh  të forta që flasin në të mirë të ruajtjes së tërsisë teritoriale të Kosovës dhe procesit të integrimit ndërshqiptar.

Kosova aktuale, në këta kufij që ia kanë përcaktuar elitat politike-ushtarake sllave (serbe, malazeze, e maqedone) nuk prezanton as përafërsisht hapësirën që kishte Vilajeti i Kosovës në dekadat e fundit të Perandoris Osmane. Pra këta kufi që ka Kosova sot janë në dëmë të realitetit demografik, historik, gjeografik, ekonomik. Prandai theksimi i ndryshimit të sërishëm të këtyre kufive në dëm të Kosovës, siç insistohet, është tërësisht i papranueshëm. Fundja, ky argument nuk është  aplikuar tek asnjë njësi federale e ish Jugosllavisë, që tashmë janë të pavarura.

Kundër ndarjes së Kosoves flasin edhe argumentet e natyres gjeopolitike. Republika e Kosovës  mëton të jetë pjesë e natyrshme dhe aktive e botës së lirë demokratike, si pjesë përbërse e kryevlerave të kësaj bote – siç janë NATO dhe BE-ja.

Argumentet që i potencon pala serbe për ndarjen e Kosovës janë tërësisht të paqëndrueshëme për epokën moderne, pikërisht për vlerat mbi të cilat është ngritur BE-ja. Ndërkaq Beogradi nuk parashtron dot argumene të qëndrueshme të natyrës gjeostrategjike, meqë kufijt aktual të Kosovës nuk pengojnë komunikimin e Serbisë me Malin e Zi dhe me këtë edhe Detin Adriatik, si dhe me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Detin Egje.

Përkundrazi, cëenimii kufive të Kosovës provokon luftë të re Shqiptaro- Serbe.

Për të përmbyllur këtë analizë mbi zhvillimet aktuale, po veçoj edhe një fragment nga studimi më i ri i Theo Sommer.

,,Një cështje e hapur (e që e pret Brukselin) është në derë. Europa i ka neglizhuar keq këto dekadat e fundit të gjashtë vendet e Ballkanit. BE-ja ju afron atyre perspektivën e plotë për aderim, madje Serbisë dhe Malit të Zi duke iu premtuar se kjo perspektivë do të duhej bërë realitet që në vitin 2025. Sidoqoft bisedimet me këto vende janë tek në fillim: Përplasjet (grindjet) mes Serbisë dhe Kosovës kanë tutje ndikimin e vet, gjendja e brendshme në Bosnjë është e pa shpresë e kaotike, ndërkaq në Kosovë rendi juridik nën ndikimin e MAFIAS” (Theo Sommer, ‘China First: Die Ëelt auf dem Ëeg ins chinesische Jahrhundert’, Hamburg 2019 f. 439)

(Shkruar në mars 2019 dhe plotësuar më vonë)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*