Nenad Çanak: Kisha Ortodokse serbe (KOS), po sillet si narko kartel

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka akuzuar KOS-in se po sillet si narko kartel.

“KOS: nuk paguan tatim, nuk respekton ligjet, bën thirrje për mosrespektimin e ligjit, me veprimtarinë e saj ajo rrezikon masovikisht shëndetin e popullsisë, po vendoset mbi shtetin. I vetmi dallim mes KOS-it  dhe narko karteleve është se Kolumbia nuk ua paguan dilerëve shtesat sociale dhe sigurimin shëndetësor.“

Čanak shkruan kështu në twiter duke komentuar deklaratën e peshkopit të KOS-it të Banatit (krahinë në Vojvodinë), Nikanor, i cili në një meshë hapur i ka thirrë besimtarët të mos i respektojnë masat e qeverisë së Serbisë në luftë kundër pandemisë  Kovid-19, sepse, sipas tij, “kungimi i shenjtë është ilaçi më i mirë“, ndërsa kisha “spitali më i mirë“ dhe se lëvizjen e lirë “mund t’ua ndalojë vetëm Zoti“.

Peshkopi Nikanor i ka këshilluar besimtarët që t’i respektojnë ligjet vetëm në atë masë “për aq sa ata janë në pajtim me Zotin, me rregullat e kishës dhe Librin e shenjtë“, dhe se kushdo që këshillon ndryshe ai është “imoral dhe i pafe!“

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code