
Shkruan:
Xhemail Mustafa
Pas plot 47 vjetësh nga botimi i parë, në shenjë të kujtimit të Xhemail Mustafës, po e paraqes këtë sonet të Tij kushtuar Adem Demaçit, një fakt krijues që flet për përcaktimin e qartë të autorit në udhën që ndoqi deri në çastin e mbramë të jetës.
MES GRILASH – FENIKS
Akrostik
Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi
Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde
E në heshtje po tretem e fikem si jetimi
Me ndezë dëshirat e fjetura si krande
Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti
E ëmbël është vdekja në qëllim –
Me e puthë atë dritë në horizonte që rri
Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim
Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer
I lodhur një zog diku me krahë të thyer
Tash këngës ia thotë me afsh në gji –
I amshuar balsam në varg qëndron
Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon
Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi
Gllamnik – Podujevë
Burim: Jeta e re, nr.2/1972, f.332
Be the first to comment