Një sqarim i domosdoshëm

Shkruan:
Xhafer Shatri

Shkrimi im paraprak “Homazh për Ahmet Krasniqin“ ka ngjallur një interesim të madh të lexuesve. Kjo është shpërfaqur sidomos përmes komenteve gjithëfarëshe. Disa prej tyre jam detyruar t’i fshij.
Për të qenë i saktë, përgjegjësinë historike për vrasjen e Ahmet Krasniqit e mban i ashtuquajturi “Shtab i Rognerit“ dhe strukturat e kriminalizuara të shtetit shqiptar. Ky grupim e ka organizuar vrasjen dhe e ka paguar vrasësin e Ahmet Krasniqit, kriminelin Feriz Kërnaja, me 250’000 dollarë.
Nuk është mirë prandaj t’i përlyejmë njerëzit me akuza pa asnjë bazë, qofshin ata eksponentë të subjekteve politike apo individë që luftonin me armë në dorë kundër Serbisë.
Ato ishin kohë tepër të vështira, në të cilat shumica e shqiptarëve kanë sakrifikuar çdo gjë, ndërsa një grup krejt i vogël, i të dy krahëve politikë, kanë abuzuar maksimalisht me luftën dhe me sakrificat sublime të popullit të Kosovës.
Çdonjëri prej nesh duhet ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. E sidomos nuk duhet të lejojmë që raste të tilla drastike të përdoren për të përlyer njerëz që nuk kishin as hak as hile.
Burim: https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/1294920747605576

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*