Njëzet vjetori i Çlirimit

Shkruan:
Xhafer Shatri

Te dashur miq,

Sot 20 vjet, u çlirua Kosova jone!

Me perpjekjet tona te gjata e te mundimshme dhe me ndihmen e Botes Perendimore i ndoqem pushtuesit barbare nga Toka jone.

Urime te gjitheve ky Pervjetor e kjo Dite e Shenjte.

Sidomos sot duhet t’i kujtojme me nderimin me te madh e pietetin me te larte ata qe rane ne Altarin e Lirise.

Te gjithe ne, i madh e i vogel, duhet te perkulemi para flijimit te tyre suprem dhe te bejme çdo gje te mundshme per ta forcuar e ndertuar Lirine tone, duke bere nga Kosova nje shtet modern, nje shtet demokratik, nje shtet ligjor, nje shtet te zhvilluar e te mekembur, nje shtet te forte e te pathyeshem.

Ky eshte detyrimi yne kolektiv ndaj të gjithe atyre qe u perpoqen me shpirt per kete Dite të Madhe e sidomos ndaj atyre qe rane per Liri, por edhe ndaj gjenerateve qe vijne.

Ne mundemi dhe e kemi per detyre ta bejme Kosoven ashtu siç e enderruan Abdyli e Sylejmani e Dede Gjo Luli me shoke, Samiu, Gjeçovi, Luigji e Hasan Prishtina me brezin e tyre, Azem Bejta, Shaban Polluzha e Gjon Sereçi, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, Ukshin Hoti, Bajram Bahtiri, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Xhavit Haziri dhe perfaqesuesit e brezit te Luftes: Zahiri e Adem Shqiptari, Fehmiu e Xheva, Salihu, Shkelzeni, Agimi, Iliri dhe mijera te tjere qe rane per te mos vdekur kurre!

Lavdi e perjetshme kujtimit te tyre!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code