Ode për njëqind e tetë tuxharët e LDK-së

Shkruan:
Rushit Ramabaja

Për ata që po kujtojnë se partia është mushkë dhe po duan t’ia japin PAN-it me qira për t’ia varur në qafë mëkatet e hajdutëve të mëdhenj

1.
Më 14 prill 2020, sipas kumtit të kryedinjitarit “konstitucionalist”, njëqind e tetë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së votuan për koaliciomnin e përbashkët me AAK-në, NISMË-n dhe AKR-në. Domethënë ecën një hap më afër asaj që e ishte shkruar dhe vulosur në darkën e fshehtë të Isës e Thaçi shumë para se t’ia behte pandemia: zhgani barbar mbi qeverinë, rrëzimi, do ta linin dhe pak ditë në detyrë sa për t’i varrosur të vdekurit duke e sulmuar natë e ditë pandërprerë dhe pak pa ikur dergja e madhe, do të krijonin qeverinë. Në zgjedhje assesi nuk do të shkonin, ngaqë nuk kishte asnje gjasë të dilnin fitues. Të gjitha sondazhet, madje edhe të atyre mediave që ishin nën ombrellën e panistëve, tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve janë në anën e LVV. Kryepanesha, domethënë PDK-ja, duke u hequr si e flijuar e vërtetë, tha nuk do të hynte në koalicion, pra de jure do të mbetej në opozitë, por de fakto do të ishte strumbullar i qeverisjes. Zotërinjtë ministra të qeverisë së re, pa vullnetin dhe firmën e kryepaneshës, s’do të guxonnin t’i mblidhnin as bijat e veta, e lëre më të vendosnin për tendere e punë të rendësishme shtetërore, siç është shitja e tokave të atdheut. Zotërinjtë “institucionalistë” dpo të kenë gjithashtu për detyrë që çdo javë ta lëvdojnë “opozitarizmin konstruktiv” të kryepaneshës, madje vetë Skënder Hyseni t’i këngojë këngë me harmonikë. Atë me Hashimin e lidhin një sërë sekrete pazaresh e ndjekjesh të Vetëvendosjes në kohën e artë kur ishte ministër i Brendshëm dhe nuk kish aq shumë kohë t’i binte harmonikës. 
Qyshdo që të jetë, në fillesë të qeverisë së re disa gjëra do të dihen përfundimisht: se s’do të mbetet gjë pa u plaçkitur dhe më në fund Kosova s’do të mbetej fare shtet. A do të ndodhë qeveria e re, për të cilën thanë po 108 tuxharët e LKK-së? Intuita më thotë jo. Shqiptarët shumë herë gjatë historisë shkuan deri buzë greminës së zhbërjes dhe në momentin e fundit, në çastin fatal përpara se të binin në honin e harresësd, doli një shpëtimtarë, që i shtyu pas në kohën e gjallimit. Tashmë kur çdo gjë është e qartë se Isa, Hashimi e PAN-i duan qeveri të re dhe LVV e qytetarët duan zgjedhje të reja, shteti dhe ne përgjithësisht jemi më në rrezik se kurrë. Por, në rrethanat e reja të krijuara, ka një rrugëdalje: rreth 16 anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të LDK, në krye me Vjosa Osmanin, që nuk e dëgjuan Isa Mustafën e nuk iu bashkuan 108 tuxharëve të mjerë e servilë duhet urgjentisht të mblidhen të gjithë ata anëtarë të LDK-së, që e duan këtë popull e këtë shteti. Ka ardhur çasti që të mos luhet më dinjitetin e qytetarëve. T’i dorëzojnë librezat te Isa dhe le t’i marrin librezat e LDK-së së re te Vjosa. Kjo gjë mund të bëhet shumë shpejt, si në kohën e shprishjes se LKJ-së. Atëherë Skënder Hyseni do të ketë kohë të mjaftueshme t’i bie harmonikës dhe Agim Veliu te byrlyket livadheve te Bradashit. Vetëm Lutfi Hazirit do t’ia shohim më rrallë buzëqeshjen karizmatike. Ai, madje, nuk do të thotë më se “Driton Selmanaj është truri i Kuvendit”. Tashmë do ta ketë kuptar se po te ishte ashtu, so të dilte se parlamenti s’paska tru fare.
Me këtë veprim edhe do të shmangej rreziku, edhe do të shmangej shërbesa e mëtejme e LDK-së PAN-it famëkeq, edhe do të krijohej rasti për pastrimin e LDK-së nga gërxhot dhe servilët e neveritshëm. 

2.
Gurgulja e egër e propagandës së opozitës kundër Qeverisë që po konturohej që nga dita e votimit, duke marrë përmasa vërtetë fashiste dhe që kulmoi 52 ditë më vonë, flet për të gjitha. Tregon në radhë të parë se ardhja e LVV-së në pushtet nuk ishte ndërrim i thjeshtë i qeverisë, por përmbysje e përrallës ku jetonin qe 20 vjet të ashtuquajturit “komandantë”, që e kishin njollosur në radhë të parë luftën dritësore të UÇK-së duke e përdhosur gjakune derdhur për liri. Këta komandantë, me mendësi primitive katundareske, kishin menduar se janë diku në mesjetë në ushtrinë turke, në ndonjë fushatë, për shembull, të Jegen Pashës, i cili pas luftës do t’u jepte leje të vidhnin, të plaçkisnin, të rrëmbenin gra dhe çdo gjë në tokën e shkelur. Kishin harruar se nuk ishin në tokën e huaj të shkelur, po ishin në tokën e atdheut, në fundtë shekullit XX dhe se s’ishte Jegen Pasha, po NATO-ja, që na kish ndihmuar ta çlironim këtë tokë të mjerë shqiptare. Dhe për të qenë herezia më e madhe, plaçkën dhe dhunimet po i bënin pa i pas marrë leje as qytetarëve, as NATO-s.
Prandaj, 20 vjet më vonë, përveç që do të mbeteshin pa pushtet, atyre do t’u bëheshin gjyqet, do t’u bëhej vetingu, do t’u konfiskohej pasuria legjendare, e gjitha e plaçkitur, do të hidhej dritë mbi një sërë veprash të liga që kishin bërë nëpër terr gjatë e pas luftës etj. Kjo ishte arsyeja që fytyrat e tyre ishin aq të lemerisura. Ditën që po votohej Qeveria Kurti, po shihja shndërrimin e fytyrave të tyre si në filmat me njeriun-ujk kur mbushej hëna. Më dukej se e shihja tek u mbulohej trupi me qime, tek u mpreheshin kthetrat, tek u mbinte egërsia nga fundi i shpirtit dhe pastaj thirrja “Ooooo, i rrezikshëm është ky!”. E akuzonin LVV- e liderin e saj që nga antiamerikanizmi e deri te “mëkati”, se “kish guxuar të lexonte shumë” (Fatmir Limaj, për shembull, në vend se ta qortonte veten që kish lexuar aq pak dhe kish mbetur aq i gdhe, i kërcënohej Kurtit “S’do të guxosh të lexosh kaq shumë”). Besoj se një akuzë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë parlament të botës: t’i thuash kryeministrit s’do të guxosh të lexosh.
Zhgani i akuzave u barbarizua pas ditës së votimit të Qeverisë. Çdo veprim të Qeverisë, qoftë atë më të mbarnn, e shtrembëronin, e kthenin me kokë teposhtë, e vishnin me gënjeshtra, e deformonin vetem e vetem që kjo Qeveri dhe LVV-ja te dukeshin demonë të vërtetë. Përveç sharësve anonim të rrjeteve sociale, këta paguan me para të majmë edhe sharës të famshëm, si për shembull Baton Haxhiun, engjëllin rojtës të Stanishiçit, urrejtësin patetit të Kurtit Dastid Pallaska, nipin e Ivica Daçiqit Valon Syla, avokatin milioner Basnik Berisha etj. PAN-i asnjëherë s’i ka kursyer paratë për punë të liga, sepse asnjëherë nuk kanë qenë para të fituara me djersë.
Dhe tash, krahas kulmit të pandemisë, kemi kulmin e demonizimit të qeverisë, e vetmja që po mundohet të bëjë krejt ç’po mundet në kohën kur po pengohet nga të gjitha anët me sulmet e çmendura të PAN-it. Po thonë madje se ndalesat e qeverisë për parandalimin e sëmundjes janë kundërkushtetuese (që tërthorazi është thirrje për të mos i respektuar), në anën tjetër, siç tha dje vetë kryetarja e Kuvendit, vetë deputetët nuk kanë dashur të nxjerrin ligjin përkatës, siç kish kërkuar Gjykata Kushtetuese. 
Ky sulm i Isa Mustafës dhe PAN-it kundër Qeverisë i ka kaluar krejt kufjtë normalë. Ai tashmë po i përgjanë ndjekjes së hebrenjve në Evropën e kohës së fashizmit. Nuk e di a po e shohin këtë ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Po prokurorët tanë? Në qoftë se po, duhet të ndërhyjnë urgjentisht.
P. S.
Parlamenti i Kosovës e ka humbur legjitimitetin më 25 mars 2020, në çastin që ka votuar mocionin. Ka votuar kundër vulnetit të mbi 80 për qind të qytetarëve, prandaj qysh atë ditë ka zhbërë vetveten.

1 Comment

  1. Shume i nderuari z.Ramabaja
    I keni rene ne pike , si me snajper. Vertete behet nje propagande e tmerrshme kunder LVV e veqmas kunder liderit te saj z.Kurti. Populli i Kosoves me 6 Tetor votoi per ndryshimin e shume pritur , kete ndryshim u pa te LVV e Albin Kurti dhe LDK e Vjosa Osmani. Ata qe e zhvaten Kosoven , ata qe e trajuan si plaqke lufte ,
    ata qe i qeli drita te pa brek e i zuri nata milionere,(siq do shprehej Noli)nuk ndejten duarkryq.I mobilizuan te gjithe ,analistet mercenar , mediat servile ,lidhjet e nentokes ,kanalet diplomatike etj.
    Qellimi i vetem i tyre ishte ky ndryshim te ndalej , kjo Qeveri te binte , te demonizohen Albini dhe Vjosa e te vazhdoj me te vjetren.
    Cka me tutje?
    Per hire te gjakut te derdhur per kete vend ,per hire te ardhmerise se femijve tane , duhet bere te gjithe bashke , shkrimtare e poete , intelektuale te te gjitha profileve ,ata qe u dergjen burgjeve per lirine e ketij vendi dhe te gjithe idealistet qe atdheun e dojne pa pritur ndonje shperblim prej tij.
    Te gjithe te behemi bashke e ta shporrim kete te keqe .
    Eshte rruge e veshtire , por ne shqiptaret dijme te behemi bashke kur e shohim rrezikun.
    Zoti na ndihmofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*