Pandemia në Gjenevë

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kantoni i Lozanës, Gjenevës dhe Tiçinos, ishin kantonet më të prekur nga pandemia në Zvicër. Nëse krahasojmë territorin dhe numrin e popullsisë atëherë gjithsesi del se Gjeneva ishte kantoni më i goditur në Zvicër:

Aktualisht kantoni i Gjenevës ka rreth 5000 persona të infektuar, kishte rreth 460 veta në spital, tash numri ka rënë në 231, ndërsa numri i të vdekurve është 253.

Para një jave qyteti ishte bosh. Bosh ishte edhe Parc de Bastion, zakonisht i mbushur me studentë, turistë e vendas që preferojnë Parkun e Universitetit, ku ndodhet Biblioteka Universitare dhe Aleja e Reformatorëve të Mëdhenj: Calvin, Farel, Beze dhe Knox.

Pas dy muaj ngujimi, qyteti ka filluar të marrë frymë. Më 11 maj hapen shkollat, disa restorante dhe butiqe e shitore të shumta. Natyrisht edhe muzetë, sallat e kinemasë. terrenet sportive dhe sidomos fabrikat e punishtet e panumërta që mëtojnë ta modernizojnë gjithë infrastrukturën e qytetit dhe periferisë për shekullin XXI.

1. Qendra bosh e qytetit, ku, më parë ishte përplot me njerëz

2. Sheshi Molard, tash krejt i zbrazuir e që, në kohë normale, gëlonte nga njerëzit

3. Faqet e ndritshme të historisë të skalitura në gurë

4. Reformatorët e mëdhenj Calvini, Fareli, Beze dhe Knox

5. Më 21 maj 1536, u mor vendimi për shkollimin e detyrueshëm

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code