Partinë e cubave të Kosoves nuk e lajnë as Drini, as Buna

Shkruan:
Xhafer Shatri

PDK, e mbajti konventën e saj dhe stabilizoi në fron Kadri Veselin. Konventa ishte një tallava e importuar që më shumë i ngjante një kanagjeçi pasanikësh kolumbianë. Fytyra të pispillosura, flokë të vizëlluar te parukieri, fraza evazive dhe shikime plot etje për para e për pushtet.

Asgjë të Kosovës nuk kishte në ate sallë, as një hall i saj, asnjë brengë, asnjë shpresë. Veç fjalë boshe. Dhe nuk është çudi:

Sepse askush si PDK nuk e ka plaçkitur Kosovën;

Askush si dhe sa PDK nuk e kriminalizuar Kosovën;

Askush sa dhe si PDK nuk e ka poshtruar Kosovën;

Askush sa PDK nuk e ka gjunjëzuar Kosovën;

Askush sa PDK nuk ia ka errësuar dhe rrezikuar të ardhmen Kosovës;

Askush sa PDK nuk ia ka vrarë shpresat Kosovës;

Askush më shumë se PDK nuk e ka izoluar Kosovën;

Askush sa PDK nuk ia ka marrrë fytyrën Kosovës;

Askush sa PDK nuk i ka rrezikuar kufijtë e Kosovës…

Në këtë veprimtari antikombëtare Partia e Cubave të Kosovës nuk ka qenë e vetmuar. Atë, në momente vendimtare, e ka nxjerrë nga kriza dhe e ka ndihmuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mjafton të përmendim Marrëveshjen e gushtit të vitit 2015 për Zajednicën, të nënshkruar nga Vuçiqi dhe Isa Mustafa, të cilën PDK dhe LDK u përpoqën gjatë dhe me këmbëngulje ta aprovojnë në Kuvendin e Republikës, duke përligjur përmes saj themelimin e një Republika Srpska në Kosovë.

Me këtë akt anti Kosovë PDK dhe LDK e patën sjellur vendin në prag të luftës qytetare.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*