Partitë e haraçit po na poshtrojnë neve dhe Kosovën, kudo e për çdo ditë

Shkruan:
Xhafer Shatri

Në një emision shumë të dëgjuar të RTL9, më 3 shkurt 2021 akuzohet rëndë Ambasada e Kosovës në Paris. Akuza është konkrete: mos pagimi i qërasë në shumë prej 11’400 eurosh!

Emisionin e udhëheq, gazetari i njohur Julien Courbet.

Ekipi redaktues, përmes emisionit, ka për qëllim respektimin e të drejtave të atyre personave që kanë vështirësi, sidomos të atyre që u merren të drejtat nëpër këmbë. Emisioni njihet si demaskues efikas i mashtruesve të ndryshëm.  

Sipas Julien Courbet, ai me kolegët tij, përmes emisionit, pëpiqen t’ua lehtësojnë jetën ndëgjuesve të vet.

Kësaj radhe objekt demaskimi  i redaksisë është bërë Përfaqësia e Kosovës në Paris! Sipas RTL9, Ambasada e Kosovës, kishte marrë një banesë me qëra në Houille prej vitit 2012 deri në vitin 2020, për njërin nga funksionarët e saj.

Gjatë kësaj kohe, Ambasada kishte akumuluar 11’430 euro borxh ndaj pronarës, sepse nuk e kishte paguar qëranë e banesës me muaj të tërë, sa që pronarja është detyruar t’i drejtohet gjykatës.

Kjo e fundit, i ka dhënë të drejtë pronares dhe, përmes një vendimi, ka urdhëruar nxjerrjen e diplomatit qëraxhi nga banesa dhe, natyrisht, pagesën e borgjit me gjithë shpenzimet e procedurës.

Pas vendimit të Gjykatës, diplomati e ka lëshuar banesën por borxhi nuk është paguar ende, sepse është tepër vështirë ta dërgosh një ambasadë në organin e përmbarimit.

Prandaj, ponarja kishte kërkuar ndihmën e emisionit të Julien Courbet në RTL, pasi që nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

Redaksia, gjatë emisionit e kontakton live Zonjën V.Gj., asistente e konsullit, por kur, nëpunësja e shkretë, e kuptoi se është drejtpërdrejt në emision, e mbylli telefonin…

Por, më vonë, tërthorazi, e jo përmes antenës, Zonja V.Gj., i premtoi drejtuesit të emisionit se me këtë çështje do të merret përsonalisht Ambasadori i Kosovës në Francë, z. Qëndrim Gashi dhe se borgji do të paguhet shumë shpejtë…

Për më shumë:

https://www.rtl.fr/actu/economie-consommation/impayes-l-ambassade-refuse-de-regler-plus-de-11-000-euros-de-loyers-7800964231

Prej minutit: 48:22 deri në 1:06:26

PS

Këso skandalesh të rënda, për turpin tonë, ndodhin shpesh nëpër Ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër botë. Dhe, nga burime të sigurta, del se, faji, zakonisht, është në Prishtinë, ku burokratë e antishqiptarë të thekur, qëllimisht, nuk i kryejnë me kohë detyrimet financiare ndaj përfaqësive të Kosovës jashtë.

Skandale të ngjashme i lejojnë vetës vetëm disa shtete afrikane, që s’u bëhet vonë kurrë.

Në rastin e Kosovës, e për ata që marrin vesh në këto punë, këso skandalesh nuk ndodhin rastësisht…
Batakçinj të ndryshëm, që e kanë kapur shtetin për fyti, me sjellje të tilla, qëllimisht, duan ta përcjellin gjithandej nëpër botë mesazhin e rrezikshëm se Kosova është një shtet i dështuar.

Dhe horra të tillë, shtetrrënues e 99-sha me damkë, kanë sy e faqe me dalë dhe me e kërku votën e shqiptarëve!

Do ta marrin bërrylin e madh!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*