PËR ATA QË KANË PROBLEME ME KUJTESË

Shkruan:
Xhafer Shatri

Në luftërat e fundit të serbëve kundër popujve të tjerë në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’90-të janë vrarë rreth 140’000 veta dhe ishin shpërngulur rreth 4 milionë persona…

Për të fshehur gjurmët ushtria serbe shumë nga viktimat e krimeve të saj i kishte varrosur nëpër varreza masive.

Varreza më e madhe masive ishte ajo në Lagjen 13 maji, në Batajnicë, afër Beogradit. Aty ishin varrosur 744 shqiptarë të Kosovës, të gjithë civilë. Prej tyre 70 fëmijë, më i riu ishte Redon Berisha, 2 vjeç.

Këta shqiptarë ushtria serbe i kishte vrarë në Mejë, në Korenicë, në Suharekë, në Gjakovë, në Lubeniq, në Vushtërri, në Pejë dhe në Fushë-Kosovë…

Shumicën e viktimave organet e shtetit serb i kishin nxjerrë nga varret per t’i tretur sa më larg që të humbë çdo gjurmë e tyre.

Distanca nga Prishtina në Batajnicë është 458 km.

Kjo është rruga më e gjatë që e ka bërë ndonjëherë një numër kaq i madh të vdekurish në historinë e njerëzimit

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*