Për mosliberalizimin e vizave nuk e ka fajin BE, por Hashim Thaçi e Isa Mustafa

Shkruan:
Xhafer Shatri

Qytetarët e Gjeorgjisë, një shtet në mes Evropës dhe Azisë dhe me probleme tepër të mëdha, me krim të organizuar gati planetar, kanë të drejtë të udhëtojnë shlirshëm e pa viza gjithandej në BE, ndërsa Kosova, që gati gjysma e qytetarëve të saj jetojnë prej dekadash në BE, nuk e gëzon këtë drejtë!
Ky është barometri më i mirë se kush dhe si e ka qeverisur Kosovën.
Atyre që kanë mbamendje të cekët dua t’ua përkujtoj se Kosova e kishte fituar këtë drejtë para 5 vitesh, por Hashim Thaçi (besa dhe puleni i tij Isa Mustafa), kishin kërkuar që kjo të mos ndodhte pa u ratifikuar Marrëveshja për kufijtë me Malin e Zi!
Për këtë akt të lig antishtet të liderucve të Kosovës edhe sot flitet hapur nëpër zyrat e Komisionit Evropian… Këtë e pranoi ditë më parë, në njëfarë mënyre, edhe Isa Mustafa në një intervistë në RTK…
Tash mosliberalizimi do ta ketë edhe një arsye tjetër: do të përdoret si shkop që qytetarët e Kosovës ta përbijnë Marrëveshjen e ardhshme me Serbinë, ku Kosova do t’i humbë rreth 15% territorit të saj.
Një porosi për hajvanatin e Kosovës: Votojeni delmërisht Hashimin e Isën dhe pastaj shkoni e fleni dathë…
Burim: https://www.facebook.com/xhafer.shatri/posts/272412813883865

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*