Perkujtim i trishte per Ujup BAJRAMIN

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot 10 vjet, ne nje aksident tragjik, iku pergjithmone ne amshim Ujup BAJRAMI, veprimtari i devotshem i Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve dhe pjesetari besnik i Levizjes Kombetare te Kosoves.
Ujupi ishte nje burre i vendosur, fjalepak e vepermadh… Nje mik e familjar krejt i veçante, i perkushtuar maksimalisht dhe i ndershem e modest deri ne pakufi.
Ne kete pervjetor te padurueshem na ngushellon vetem fakti qe ai, dhe brezi i tij, e pa te realizuar enderren e pabesueshme e te denueshme: Kosoven e lire, ne te cilen femijet e tij te mrekullueshem me bashkemoshatare, kudo qe jane, edhe anes se lumenjve, kthehen rregullisht ne atdhe ku, bashke me mocaniket e tyre aty, jetojne dhe marrin fryme shlirshem, te vetedijshem se kjo mrekulli u arrit fale sakrificave te paimagjinueshme te prinderve dhe te te pare te tyre.
Prehu i qete ne ate toke te djegur me qindra here por kurre te nenshtruar, fale burrave e njerezve si ti, mik, shok e vella!
T’u bekofte vepra e vorri dhe çdo pellembe toke qe e ke shkelur me Enderren e Lirise ne gji!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*