
Shkruan:
Hajro Limaj
Në përgjithësi dinakëria me zgjuarsinë janë dy tipare dalluese, që tek jo pak njerëz, edhe nga fusha e politikës, ngatërrohen me njëra- tjetrën. Kuptohet, tek dikush më pak e tek dikush tjetër më shumë. Për këtë arsye, një listë ndarëse për tiparet apo karakteristikat e politikanëve mendova se do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë ndryshimin që ekziston midis tyre, çka mund të na vlejë në fushatat e ardhshme zgjedhore.
***
Politikani i zgjuar është i moralshëm, i përgjegjshëm dhe i drejtë.
Politikani dinak është pa ideal, pa moral dhe gënjeshtar i paskrupullt.
***
Politikani i zgjuar futet në politikë për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij.
Politikani dinak futet ne politikë për t’i shërbyer vehtes, familjes së tij dhe miqve të tij më të ngushtë.
***
Politikani i zgjuar mendon se edhe zgjedhësit, aleatët dhe konkurentët apo kundërshtarët e tij janë të paktën po aq të zgjuar sa ai dhe me këtë gjykim e bindje ai vepron dhe komunikon me ata.
Politikani dinak zgjedhësit, aletatët dhe konkurentët apo kundërshtarët e tij i vlerëson si naivë dhe të trashë dhe me këtë vlerësim dhe bindje mendon se ata do t’i gënjejë në çdo kohë, vepron dhe komunikon me ata.
***
Politikani i zgjuar u drejtohet në të njëtën kohë mendimeve, ndjenjave dhe interesave reciproke të zgjedhësve dhe të aleatëve.
Politikani dinak u drejtohet vetem ndjenjave të zgjedhësve dhe aleatëve, duke paramenduar se i ka manipuluar.
***
Politikani i zgjuar krijon një qeverisje që mbështetet në besim dhe në respekt.
Politikani dinak krijon një qeverisje që mbështetet tek frika dhe tek presioni.
***
Politikani i zgjuar ka parësore dhe mbron interesat e komunitetit.
Politikani dinak ka parësore interesat personale, familjare, klanore apo ortakërore.
***
Politikani i zgjuar zgjedh dhe bashkëpunon me ndihmësa dhe këshilltarë të klasit të parë, që kanë njohuri dhe aftësi, të cilat i mungojnë atij.
Politikani dinak përdor zëvëndësa dhe këshilltarë të nivelit të tretë, të cilët i duhen vetëm për t’u përcjellë detyra dhe urdhëra.
***
Politikani i zgjuar i sjell shumicës së qytetarëve siguri, mirëqënie, liri dhe demokraci të gjërë e të vërtetë, të prekshme e të përjetueshme.
Politikani dinak i sjell vehtes dhe familjes së tij siguri dhe mirëqënie, duke e varfëruar shumicën e qytetarëve dhe duke ua ngushtuar atyre hapësirat e lirisë dhe të demokracisë.
***
Politikani i zgjuar nuk shikon vetëm ata që e votojnë, por interesat e të gjithë komunitetit.
Politikani dinak shikon vetëm interesat e atyre qe i japin votën dhe që e kanë mbështetur financiarisht dhe në forma të tjera, më së shumti të pista.
***
Politikani i zgjuar bashkon, zgjeron, kulturon, ndërgjegjëson dhe e emancipon komunitetin.
Politikani dinak e përçan komunitetin, i konflikton apo armiqëson njerëzit me njeri-tjetrin.
***
Politikani I zgjuar i zgjeron, respekton dhe konkretizon liritë e njeriut.
Politikani dinak ngushton, nëpërkëmb dhe formalizon liritë e njeriut.
***
Politikani i zgjuar e pavarëson, respekton dhe zgjeron drejtësinë.
Politikani dinak e vendos në vartësi të tij dhe e përdor për interesat ngushtësisht personale, familjare, partiake, ortakërtore.
***
Politiakni I zgjuar është transparent.
Bëmat e politikanit dinak janë të fshehta, sekrete.
***
Politikani i zgjuar e pasuron dhe mbron shoqërinë, duke ruajtur dhe zhvilluar natyrën.
Politikani dinak shfrytëzon dhe shkatërron natyrën për pasurimin e tij, të familjes dhe rrethit të ngushtë partiak e shoqëror.
***
Politikani I zgjuar është me edukatë, komunikues, i sjellshëm, i sinqertë.
Politikani dinak është pa edukatë, kapadai, autokrat, hipokrit.
***
Politikani i zgjuar i jep besim të ardhmes së tij dhe të komunitetit.
Politikani dinak mendon vetëm për përfitimet ditore dhe e fut vehten dhe të ardhmen e komunitetit në rrugë pa krye e në rrezik.
Burim: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1049377298766882&id=100010838649745
Be the first to comment