Pse i stopuan Vjosën e Albinin, pse e rrëxuan Republikën ?

Shkruan:
Xhafer Shatri

Konkrerisht, pse cubat e Kosovës e shkelën brutalisht vullnetin e qytetarëve të shprehur masivisht me 6 tetorit 2019?

Sepse në negociatat e ardhshme me Serbinë, kjo ka kërkuar me këmbëngulje të ketë përballë njerëz që i ka në dorë;

Sepse një qeveri reformatore rrezikonte seriozisht interesat e oligarkëve të Kosovës, interesat e atyre që ua kanë vjedhur rriskun edhe gjeneratave që akoma nuk kanë lindur…

Sepse do të nxjerreshin para drejtësisë vrasësit e Behadin Hallaçit, Ahmet Kasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Shaban Manajt, Ekrem Rexhës dhe shumë të tjerëve…;

Sepse do të zbuloheshin dhe do të ndiqeshin penalisht ata që i keqpërdorën dhe tjetërsuan Fondin e 3% dhe Fondin Vendlindja Thërret;

Sepse mënyra më e lehtë për ta nënshtruar një popull, është kur atij ia vret shpresën…;

Se do të futeshin në burg ata që nënshkruan marrëveshje të rrezikshme për Kosovën dhe cënuan seriozisht integritetin territorial të saj;

Sepse, vetëm duke krijuar një atmosferë kaosi, mund të copëtohet Kosova dhe Hashim Thaçi t’i shpëtojë burgut…;

Sepse mbajtja e zgjedhjeve do ta çonte rrjetin e Thaçit brenda LDK-së në bërllogun e historisë dhe do ta kthente LDK në shtratin e natyrshëm shtetfprmues, ndërsa kollon kusurin e partive të tjera të Hashim Thaçit do t’i defaktorizonte si me i shkundë tërmeti…;

Sepse do të futeshin në burg ata që shkatërruan Telekomin e Kosovës, KEK-un, Trepçën, ata që shitën asetët e Kosovës dhe i vodhën të hollat e qytetarëve;

Sepse do të demaskoheshin dhe do të dënoheshin ata që shkatërruan sistemin e drejtësisë, të arsimit, të shëndetësisë;

Sepse do t’u konfiskohej pasuria atyre që e kanë plaçkitur buxhetin e Kosovës;

Sepse kapësit e shtetit do t’i provonin prangat në duar dhe burgimin e gjatë;

Sepse Kosova do të çlirohej njëherë e mirë nga cubat dhe shtetrrënuesit e saj…

Burim: https://www.facebook.com/xhafer.shatri/posts/276143556844124

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*