Qytetarë e dashamirë të Republikës !

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kosova është bërë kampione e kontrabandës dhe e faqeve të zeza! Sepse në krye të shtetit e kemi Kryekontrabandistin, i cili, sipas nevojës, kontrabandon vota, organizon puç shteti, kontrabandon derivate, narkotikë e madje edhe zëvendëskryeministra të ardhshëm!

Mbrëmë, Hashim Thaçi, në kundërshtim me protokollin e shtetit, kundërligjshëm e futi në Kosovë, kukullën e tij, Behxhet Pacollin, personin e përdorshëm në të gjitha format për ta poshtruar dhe për ta rrënuar Kosovën dhe të ardhmen e saj. Mos të gënjejë askush e as mediet mercenare, sepse ministri Arben Vitia, tri herë e ka thirrë dje në telefon Behxhet  zezën për t’ia mundësuar kthimin me dinjitet në Atdhe…

Behxhet Pacolli, shoku i udbashit famëkeq Selim Brosha, që organizoi vrasjen e heronjve të kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, është hetuar gjithashtu edhe si i dyshuar për këtë krim të rëndë antishqiptar.

Nuk më çuditë Hashim Thaçi, nuk më çuditë as Isa Mustafa, që ia japin mundësinë Pacollit të tallet me Kosovën dhe me qytetarët e saj, por më çuditë Ramush Haradinaj, që është rritur dhe është burrënuar me mendimin politik të Jusuf Gërvallës dhe ka derdhur familjarisht gjak për të realizuar amanetin e Jusufit me shokë, ndërsa sot, pa ia pasë kush borgj, merr pjesë në një karaxhozllëk të shëmtuar antikushtetues.

Jusuf, Kadri e Bardhosh, vëllezërit e mi të zemrës, gjithëmonë, por sidomos sot më dhemb shpirti për ju dhe ndihem i trishtuem e i turpnuem sa nuk kam fjalë me e përshkru.

Kosova e tillë siç e kanë përdhosë, nuk ka të drejtë as falje m’ju kërku, sepse, në një indiferencë kriminale, po i lejon kryehorrat e vendit të pështyejnë edhe mbi varret,  edhe mbi gjakun tuaj të shenjtë!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*