RREFIMI I UDBASHIT QE KISHTE SPIUNUAR EDHE NENE TEREZEN

Shkruan:
Xhafer Shatri

(Rrefimi i udbashit kroat qe, me ne fund, do te duhej ta ndiqnin edhe udbashet shqiptare)

Zhelko Kekiq, ish-udbash kroat eshte nder personalitetet publike qe ka demaskuar me shume se askush tjeter sherbimin sekret jugosllav, UDB-ne, perndryshe e njohur si policia politike…
Ky Zotni flet me fakte dhe krejt sinqerisht per aktivitetin e tij si persekutues i zellshem i patrioteve kroate, dhe pohon, me pendim te thelle, se ka spiunuar edhe vete kardinalin kroat, Kuhariq po edhe Nene Terezen sa here qe kjo kishte ardhur ne Jugosllavi…

Duke e degjuar me vemendje kete rrefim te jashtezakonshem, me mbertheu nje trishtim perballe faktit se kesi shembujsh e rrefimesh nuk ka fare ne Kosove, ku udbashet, perfshire edhe ata shqiptare, e kane torturuar dhe e kane masakruar popullin me shume se askund tjeter ne ish-Jugosllavi.

Kjo ka ndodhur e po ndodhe per shume arsye, por me se shumti, sepse elitat politike nuk kane pranuar kuuurre t’ia heqin peten laknorit te piste qe lidhet me aktivitetin kriminal te sherbimeve serbe, ku kane sherbyer shuuume shqiptare, mjerisht me besnikeri prej zagaresh..

Cka eshte edhe me keq, ka pasur e ka edhe sot udbash qe i kishin e vazhdojne t’I kene duart me gjak deri ne krah, e te cilet, pas Luftes – çlirimit te Kosoves – , kane qene poaq te fuqishem sa edhe kur ishin funksionare te UDB-se satanike.

Per turpin tone, askush deri me sot nuk eshte marre seriozisht me kete teme, plage qe ende kullon gjak dhe nuk eshte çudi, sepse me t’u çliruar Kosova, njeri prej eksponenteve kryesor te korpusit qe pretendonte se eshte çliruesi i vetem i Kosoves, pati thene, ne ekranin e televizionit publik, madje pa iu dridhe çerpiku se :

Udbashet jane pasuri e jona kombetare !

E them me pergjegjesi te plote, ne cilesine e njohesit te mire te ketij dossieri, se nuk ka popull ne historine moderne te globit, qe ka vuajtur dhe eshte persekutuar sa shqiptaret ne ish-Jugosllavi. Siç e pati pohuar Rrahman Morina, me 1987, ne nje tubim komunistesh ne Beograd, vetem brenda 3-4 vitesh ishin trajtuar nga policia per motive politike mbi 700 mije shqiptare te Kosoves. Natyrisht, ne kete shifer nuk perfshihen shqiptaret e persekutuar ne Maqedoni, Mal te Zi, Kosoven Lindore dhe gjithandej ne Jugosllavi, pa harruar ketut terrorin e llahtarshem qe eshte ushtruar ndaj rekruteve shqiptare ne armaten jugosllave…

Korpusi i kolaboracionisteve shqipfoles eshte i madh, sikunder qe eshte shume i madh edhe numri i viktimave te Tyre. Eshte e natyrshme se keto dy kategori i ndane nje humnere e pafunde dhe pajtim mes tyre nuk mund te kete pa rrefime te themelshme e te sinqerta si ky qe IA vlen ta ndiqni ne vjegzen ne vijim. Natyrisht, nese e kuptoni gjuhen kroate.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*