Rrënjët e thella të Prontomafisë

Shkruan:
Xhafer Shatri

Partia Demokratike, të cilës shumë më tepër i shkon emri Partia e Cubave të Kosovës (PCK), që në themelimin e saj është konceptuar si Organizatë kriminale; qëllimi i së cilës ishte marrja e pushtetit me çdo kusht e pa zgjedhur mjete dhe jo mirëqeverisja e Kosovën, por sundimi i saj.

Praktikat e këtij sundimi tashmë janë të njohura gjithandej dhe të ndëshkuara në zgjedhjet e fundit.

Krahas strukturës organizative legale, pra të dukshsme, PCK e ka prej vitesh edhe një strukturë tjetër të fshehtë, të përbërë nga 150 “poverenikë” të përzgjedhur, të cilët janë të infiltruar në çdo cep, mjedis dhe institucion të Kosovës. Rroga minimale për çdonjërin prej këtyre jeniçerëve është së paku 1000 euro në muaj.

Detyrat e këtij batalioni të fshehtë janë: krijimi i një opinioni të favorshëm për PCP-në, demonizimi i kundërshtarëve politikë dhe sidomos diagnostifikimi i gjendjes në terren. Falë këtij reparti shikist, Kreu i Prontomafisë e dinte prej kohësh se zgjedhjet e 6 tetorit janë fundi i pushtetit të saj.

Për këtë arsye strategjia e Prontomafisë në këto zgjedhje ishte që t’i evitojë me çdo kusht rezultatet katastrofike. Prandaj u përdorën të gjitha format; strajcat me euro, shantazhi, vjedhja etj., për ta evituar zezonën. Rasti i Runikut, ku u vodhën, në pikë të ditës,  400 fletëvotime është vetëm maja e Aisbergut.

Falë kësaj veprimtarie antikushtetuese Partia e Cubave të Kosovës arrijti që të mos lejojë që humbja në zgjedhje të kthehet në përmbysje.

Në këtë vijë ishte keqadministrimi i qëllimshëm i zgjedhjeve, në mënyrë që të relativizohet fitorja bindëse e Lëvizjes Vetëvendosje…

Apo edhe vendimi i sotëm i PZAP-it, i cili ka për qëllim futjen me çdo kusht në Kuvend të bishtave të Prontomafisë dhe pengimin e krijimit të shpejtë e pa kushtëzime të Qeverisë së re.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

1 Trackback / Pingback

  1. Rrënjët e thella të Prontomafisë – Gazeta Shqiptari

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*