Rugoviana

Ibrahim Rugova është esteti më i madh shqiptar, i cili krijoi veprën e vet studimore brenda njëzet vjetësh (1968-1989). Hulumtimi i tij në fushë të letërsisë depërton më thellë dhe është më origjinal se i çdo studiuesi tjetër në botën shqiptare deri sot.

Ai është poet i vërtetë në fushën kërkimore letrare: me ide të kristalizuara, gjurmim shterues analitik, metodologji të papërsëritshme, gjuhë të përkryer… Ndonjë shkollë eventuale letrare shqiptare do të mund të ngrihej e sigurtë sall mbi një përkryerje të tillë me firmën dhe vulën e tij : Rugoviana !

Ajo do të kishte në krye të herës këto cilësi: themeltare, shqiptare, origjinale, moderne. Ky model studimor, në përpjekjet e pareshtura të zhvillohej që në kohën e tij dhe sidomos pas tij, mbeti disi fatpadalë; nuk është që s’u përftua një trumb me jo pak përdegëzime epigonësh, të atrofuar e të përçudnuar, por gjithnjë e më larg burimësisë së asaj që e quaj Rugoviana! Me mërinë ndaj letërsisë dhe krijuesve të saj nuk mund të vazhdohet udha e atij që tek themeli i punës së vet kishte vënë dashurinë humaniste dhe pasionin krijues.

Shpresoj të ringjallet ajo frymë së paku pas gjysmë shekulli!

Marrë nga libri “Gëzhoja e perlës“, Prishtinë 2018, faqe 1142

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*