Sami Repishti për elitën politike ne Shqipëri

Klasa politike e sotme në Shqipëri nuk ka sensin e përgjegjsisë dhe dhanjes së llogarisë për aktet e tyne. Ata nuk qeverisin që ashtë detyra e tyne; ata sundojnë që nuk ashtë detyra e tyne. Ata veprojnë me iluzionin që janë të pa zevendsueshëm dhe të pa qortueshëm. Shqipëria për shumicën nga ata ashtë kthye në nji “lopë qumështi”. Ai që ashtë ma afër e shfrytëzon ma shumë dhe ma shpesh. Korrupsioni në krye të shtetit, ashtë përhapë në të gjithë aparatin e shtetit, sidomos në drejtësi. Me duzina gjyqtarë kanë dhanë dorëheqje sepse nuk janë në gjendje me spjegue grumullimin e pasunisë së paligjëshme që zotënojnë. Me qinda policë janë largue sepse nuk justifikojnë ryshfetet dhe gjobët e paligjëshme e korrupsionin në detyrë. E kështu me rradhë. Grindjet politike kanë marrë nji hov që harron fare përgjegjsinë ndaj atdheut e popullit, dhe koncentrohen në mbrojtje të Partisë dhe të “shefit autoritar… si në kohën e Dullës!”

Intervistë e Profesor Sami Repishti dhënë Kryeredaktorit të Gazetës “Dielli” , 1 qershor 2018

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*