Sendviçët si dhuratë për nënshtrim

Shkruan:
Xhafer Shatri

Në përpjekje për të forcuar pushtetin e tij, dje, Aleksandar Vuçiq organizoi një tubim të madh. Zyrtarisht u tha se ishin rreth 150’000 pjesëmarrës. Tubimi kishte si qëllim qe t’i kundërvihet opozitës, që po proteston tash disa muaj. Më së shumti përshtypje bëri fakti se ‘myhybët’ e Vuçiqit paguan me qindra autobusë dhe përgatiten disa tonë sendviça.

Ndërkaq, disa serbë nga Kosova shkuan këmbë deri në Beograd për të dëshmuar edhe kështu dashurinë e tyre për vozhdin e gjatë. Kjo dëshmon se bashkëqytetarët tanë serbë vazhdojnë të manipulohen lehtësisht nga të gjitha pushtetet e Beogradit… Një Zot e di se kur do të mbushen mend.

Simbol i këtij manifesim-manipulimi u bënë sendviçët dhe pikërisht këtu ua zuri priten, njëri prej karikaturistëve më të mirë të kohës tonë, Corax.

Më thuani drejt: a nuk është talenti Mbret i Botës?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*