SERBËT E KOSOVËS DUHET ME I ÇLIRU JO PREJ PRISHTINËS POR PREJ BEOGRADIT

Shkruan:
Xhafer Shatri

Kolumnisti i njohur serb, Dejan Iliq, në një intervistë për TV N1 jep sqarime origjinale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Qe 30 vjetojmë nën hijen e krizës në Kosovë dhe siç po shihet edhe jeta e fëmijëve tanë do të shkojë nën këtë hije.

Si mund të jetojnë shqiptarët me ne kur edhe fëmijtë tanë nëpër shkolla i mësojmë se ata janë një fis i egër, në gjysmë të rrugës mes kafshëve dhe njerëzve. Këtë ua mësojmë ne fëmijëve tanë… Pse të jetojnë ata me ne kur i trajtojmë ashtu?

Pse të mos u themi atyre njerëzve, jemi sjellur keq me ju dhe ju kërkojmë falje, prandaj vazhdoni dhe jetoni ashtu siç dëshironi ju vet.

Por kush mund të merret vesh me Vuçiqin? I cili qe 11 vjet eviton çdo obligim. Dhe bën spektakle vetëm që të mos e zgjidh asnjë problem. Ai jeton nga kriza, sepse mbahet në pushtet përmes krizave.

Përpiqen të na bindin që nëse Kosova bëhet anëtar i OKB-së do të jetë fundi i botës! Po çfarë fundi i botës, këto janë përralla për fëmijë. Sepse pranimi i Kosovës në OKB, nuk mvaret prej Serbisë, por prej Kinës dhe Rusisë.

Kam ndëgjuar edhe njerëz shumë të menqur që thonë se Vuçiqi dhe Kurti janë të ngjashëm, se po krijojnë kriza për ta forcuar pushtetin e tyre.

Une mendoj ndryshe: Për dallim nga Vuçiqi, Kurti është i interesuar ta zgjidhë çështjen sa më shpejtë.

Serbët e Kosovës janë dyfish të shantazhuar dhe të rrezikuar: ata jetojnë me rrogat e Beogradit dhe atyre nuk u kërkohet mendimi për asgjë. Ata vetëm duhet të jenë të ndegjueshëm…

Pse ne prej këtu t’u themi serbëve në Kosovë se si të flasin dhe çka të bëjnë, kur ata duhet të na thonë se çka po duan dhe si të gjejnë gjuhën e përbashkët me shqiptarët dhe pastaj ne t’i mbështesim…

Përpara Vuçiqi kishte një respekt te të huajt, ndërsa tash nuk po ia varin fare, por po e tërheqin zvarrë nëpër baltë.
Burim: https://www.danas.rs/vesti/politika/dejan-ilic-za-n1-mozda-bi-srbe-na-kosovu-trebalo-oslobadjati-od-beograda-a-ne-od-pristine

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*