Shkaterruesit e shtetit nuk largohen me debate te kota

Shkruan:
Xhafer Shatri

Në zallahine parazgjedhore, zakonisht, ka shume pluhur, ka shume zhurme, ka shume rrena, shume interesa, por pak gjakftohtesi, pak qendrim me kembe ne toke… Keshtu po ndodhe edhe tash ne Kosove. Po humbet kohe ne ate se kush do te jete kryeministri, ne vend te asaj se cili duhet te jete programi qeverises.

Te gjithe e dijne se qeveria e ardhshme do te perbehet nga koalicioni LDK-VV. Nuk ka rruge tjeter, nese vertete duam ta shpetojne Kosoven nga shkaterruesit e shtetit me Hashim Thaçin ne krye.

Kosova nuk ka kohe me humbe.

Depertimi i Vjosa Osmanit si kandidate per kryeminister eshte nje sinjal qe LDK ka filluar te zhdehet, te sherohet e ta marre veten. Nuk eshte lehte. Te gjithe e dijne se meritor per kete fillim te mbare nuk jane as Isa Mustafa e aq me pak Lutfi Haziri ose mafiozi Naser Osmani, por Gazmend Muhaxheri, Anton Çuni, Imri Ahmeti dhe plot te tjere, qe jane seriozisht te interesuar ta nxjerrin vendin nga keneta.

LDK nuk ka rruge tjeter nese do ta shpetoje veteveten dhe Kosoven.

Ne anen tjeter, pa Levizjen Vetevendosje, nuk mund te ndryshojne gjerat, nuk mund te largohet nga pushteti, armiku kryesor i Kosoves, Hashim Thaçi dhe mafia e tij shtetrrenuese. Kete e dijne te gjithe, madje edhe kundershtaret me te vendosur te Albin Kurtit.

Prandaj duhet ulur gjakerat, binomi Albin Kurti Vjosa Osmani, personifikojne nje gjenerate te re, te pergatitur intelektualisht, te kalitur ne sfida e beteja politike te ndryshme por qe plotesojne njera tjetren. Qe te dy kane edhe ambicje, kane edhe pikepamje te ndryshme per shume çeshtje. Dhe mire qe i kane, eshte krejt normale. Por ajo qe une besoj eshte se qe te dy e duan Kosoven, qe te dy jane te vetedijshem per pergjegjesine historike qe kane para familjeve te tyre, para mbeshtetesve dhe sidomos para krejt Kosoves. Jane te vetedijshem se sa ne rrezik te madh eshte Kosova nga Hashim Thaçi dhe banditet e tij, qe e kane kredhur vendin ne mjerim dhe poshtrim te paimagjinueshem. Natyrisht, jane te vetedijshem edhe per rrezikun qe paraqet Serbia.

Albin Kurti sigurisht e di me mire se une se sa delikate eshte pozita e Vjosa Osmanit. Ajo eshte e detyruar te ecen neper tehun e shpates ku perthehen interesa te klaneve te shumta ne LDK. Ajo ka nevoje per mbeshtetje te gjithanshme.

Prandaj duhet te evitohen debatet e kota, te ndalet energjia negative, te mendojme te gjithe per te ardhmen e vendit, sepse nuk kemi atdhe tjeter.

Njera nder gazetat me te mira shqiptare sot, Mekulipress, ka botuar nje projektmarreveshje ne 6 pika.

Mendoj se ia vlen te lexohet me shume vemendje:

6 pika për një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së (sipas Mekulipress)

Pse duhet të ketë dilema se si duhet të jetë bashkëpunimi në mes LDK dhe VV? Sistemi zgjedhor nuk kërkon të përcaktohet kryemistri para zgjedhjeve. Bashkëpunimi duhet te jetë parimor dhe i bazuar në disa pika sepse në të kundërtën do të dëmtonte në vota partinë që heq dorë nga pozita e kryeministrit. Është e drejtē legjitime e secilës parti të ketë synim udhëheqjen me qeverinë, e Kurti/Osmani si kandidat për kryeministër do të duhej ti prijnë fushatës.

Pika I: Pozita e kryeministrit do t’i takoj partisë që siguron më shumë deputet, ndërsa partia tjetër do ta ketë zv.kryeministrin. Nëse të dy partitë kanë numër të njëjtë të deputetëve atëherë shkohet sipas Pikës II (Kryeministër do të jetë kandidati që ka më shumë vota nga të dytë).

 

Pika III: Lista zgjedhore do të ketë nga 60 kandidat nga secila parti. Njëra do të ketë numrat çift ndërsa tjetra tek, (kjo mund të bëhet me short).

 

Pika IV: Ministritë ( pa përfshi % që ju takon pakicave) ndahën në propocion 50% me 50% mes partnerëve.

 

Pika V: Qeveria do të ketë maksimum 10 ministri dhe secila ministri vetëm 1 zv. ministër ( i partnerit tjetër nga ministri).

 

Pika VI: Partnerët do të zotohen që të punojnë për një program qeveritar në nivel të ekspertëve me parimin e integrimit të programeve nga të dy partitë dhe me vendosjet e prioriteteve, objektivave dhe afateve kohore për 4 vitet e ardhshme. Ky program do të finalizohet deri më 25 Shtator.

 

Kjo do të ishte një marrëveshje e drejtë dhe parimore që nuk do ta dëmtonte asnjërën parti, do të krijonte sinergji dhe me gjasë do të maksimizonte numrin e deputetëve të të dy partive.

Poashtu do t’u siguronte udhëheqjen e qeverise dhe në anen tjetër neve qytetarëve do të na kursente nga vakumi institucional dhe pazaret me deputet, e nga situatat ku partitë me nga 2 deputetë të udhëheqin me 40% te qeverisë.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code