TAKIMI NË BRUKSEL

Shkruan:
Xhafer Shatri

Zgjidhjet e mira e të favorshme për Kosovën ishin dikur, në vitet 2000 – 2008.

Ato i hëngrën cubat e të dyja taborreve politike (PDK e LDK). Por përgjegjësia kryesore, historike, bie mbi Hashim Thaçin dhe cubat që e rrethonin. Këta nuk donin të shpallet pavarësia e Kosovës pa qenë vetë në pushtet. Donin të hyjnë në histori me çdo kusht, pavarësisht çmimit që paguante Kosova.


Ngjarjet e marsit të vitit 2004, të organizuara nga shërbimet sekrete serbe dhe të mbështetura nga strukturat kriminale të PDK-së, e shkërmoqën Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Marrëveshja e 19 prillit 2013, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, i shantazhuar me burg, është një dokument fund e krye antishqiptar, që e federalizon Kosovën.

Për turpin e tij, këtë Marrëveshje e ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

Dokumenti që e nënshkroi Isa Mustafa, më 25 gusht 2015, shkon edhe më larg; e konfederalizon Kosovën dhe e plagosë rëndë sovranitetin dhe shtetësinë e saj.

Këtë Marrëshje antikombëtare e antishtetërore e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Tash kanë mbetur vetëm zgjidhjet të këqia.

Aftësia e delegacionit të Kosovës është që, nga zgjidhjet e këqia, ta zgjedhë dhe ta imponojë atë që është më së pakut e keqe për Kosovën.

Nuk është lehtë. Por duhet pasur aftësinë, që qendrave të vendosjes t’u shpjegohet se Kosova nuk është kundër të drejtave të pakicave, asaj serbe në radhë të parë, por kundër çfarëdo të drejte të Serbisë në Kosovë dhe mbi Kosovën.

Ky është thelbi i bisedimeve që do t’ia “hajë“ Kosovës edhe një dekadë, e me këtë edhe një gjeneratë!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*