Ulqin: Ndërroi jetë Afroulqinakja e fundit

Të martën në Ulqin në moshën 89-vjeçare ndërroi jetë File Kastrati. Ishte një grua e mrekullueshme, punëtore, fisnike, me buzëqeshje mahnitëse.
Ajo është Afroulqinakja e fundit, gjegjësisht personi me të dy prindër Zezakë (Harapë).
Me pikëllim kujtoi të gjithë takimet dhe bisedat tona, fytyrën shend e verë të Files kur me fjalë të zgjedhura fliste për Ulqinakët dhe Ulqinaket e moçme.
Në këtë mënyrë praktikisht u zhduk ky komunitet dikur i rëndësishëm, i cili këtij qyteti mesdhetar ia ka dhënë të gjitha, e më së shumti kosmopolizmin, solidaridetin, bukurinë, hijeshinë dhe sharmin.
Mirëpo, mbeten dëshmitë, fotografitë, librat, vallet, varret dhe tyrbet e Zezakëve të Ulqinit.
Kjo mjafton të përshkruhet imazhi se si ishte dikur ky qytet me Afroulqinakët e tij të mrekullueshëm.
Burim: www.ul-info.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*