
Shkruan:
Xhafer Shatri
24 shkurti i vitit 2022, është një datë historike për krejt botën e sidomos për Ukrainën, për Evropën dhe për Kosovën.
Rusia, shteti me njërën prej dy ushtrive më të mëdha në botë, e sulmoi Ukrainën fqinje. E sulmoi për pikë të qejfit, thjeshtë për ta nënshtruar, për t’ia mohuar përgjithmonë identitetin dhe kombformimin.
Por Putini, ky hitlerofil, i kishte bërë hesapet pa hanxhinë:
– Nuk arrijti ta përçajë NATO-n…!
Ndodhi krejt e kundërta:
– Ukraina, jo vetëm nuk u nënshtrua, por e mundi ushtarakisht Rusinë;
– Gjermania u zgjua nga gjumi i thellë dhe vendosi të bëhet faktor rëndësor ushtarak në Evropë…
Lufta në Ukrainë pati edhe një ndikim madhor në të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve:
– Rusia më kurrë nuk do të ketë mundësi ta përcaktojë fatin tonë;
– Serbisë i është zvogëluar fusha e manovrimit, ajo vetëm ka mbetur t’i përtypë sukseset që korri, në dekadën që shkoi, nga fajet e pafalshme të elitave politike të Kosovës, të cilat e rropën vendin dhe i nxorën në pazar integritetin dhe sovranitetin e saj…
Prandaj Lufta në Ukrainë është një luftë rëndësore edhe për Kosovën!
Slava Ukraini!
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment